Connect with Us

Ushtari i Salianjit në pranga për mashtrim/ Erenik Peka la Call Center-in e PD-së për të vjedhur miqtë në FB

Kronika

Ushtari i Salianjit në pranga për mashtrim/ Erenik Peka la Call Center-in e PD-së për të vjedhur miqtë në FB

Publikuar

-

Ushtari i Salianjit në pranga për mashtrim/ Erenik Peka la Call Center-in e PD-së për të vjedhur miqtë në FB

Një jurist 30-vjeçar me emrin Erenik Peka qëndron në krye të një skeme mashtrimi në internet duke futur në portofol jo pak, por 38 mijë euro. Emri i tij nuk është i panjohur, sidmos në radhët e PD-së, jo vetëm si një simpatizant i Luli Bashës, por edhe si një ushtar besnik e Ervin Salianjit, i përdorur më herët në Call Center-at e PD, në katin e parë të selisë të drejtuara nga Odeta e Kunatit.

Por lakmia për para e pasuri e çuan të riun në një skemë me fund të palumtur. I riu kuksian sot është vënë në pranga, si koka një rrjeti të hakerave, të cilët nëpërmjet vjedhjes së të dhënave personale në Facebook, kanë marrë me mashtrim nga miqtë e tyre, 38 mijë euro.

Sipas dosjes që ka siguruar Shqiptarja.com, 9 persona, nga 21 deri në 48 vjeç mes të cilëve edhe dy vajza u vunë në pranga, ndërsa një i 10-të u shpall në kërkim, pas hetimeve 1-vjeçare. 30-vjeçari Erenik Peka ka përfunduar arsimin e lartë për Juridik, por duket se nuk i kanë munguar as aftësitë informatike, të fituara në zyrat e PD-së.

Peka ishte personi kyç në këtë skemë mashtrimi i cili fillimisht hakeronte profilet e Facebook të personave të ndryshëm kryesisht me banim jashtë vendit e më pas angazhonte pjesën tjetër të grupit. Personat që binin pre e kësaj skeme mashtroheshin dhe dërgonin shuma parash në agjencitë e transferimit të vlerave monetare pasi mendonin se komunikonin me të afërmit e tyre. Rrjeti i mashtruesve hiqeshin sikur personat në profilet e vjedhura prej tyre kishin nevojë për lekë për të përballuar probleme të ndryshme shëndetësore.

Erenik Peka dhe Luli Basha

Baza ku zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal ky grup ishte në një banesë pranë Pallatit me Shigjeta dhe për të bërë të mundur tërheqjen e vlerave monetare nga agjencitë e transferimit të parave përdoreshin persona me prejardhje nga komuniteti rom.

LEXO EDHE:  Farsa e zgjedhjeve në PD/ Paralajmërimi një vit më parë i Rusmalit

Policia e Shtetit thotë se ka prova të pakundërshtueshme që faktojnë mashtrimin, si 10 celularë, 10 karta SIM, 3 pajisje elektronike dhe mandate pagese (tërheqjeje).

30-vjeçari me origjinë nga Kukësi është një person aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë shfaqet krah anëtarëve të Partisë Demokratike mes të cilëve dhe kryedemokratit Lulzim Basha por nuk dihet nëse edhe këto figura kanë rënë pre e mashtrimit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas biçikletën në Korçë/ Një i plagosur transportohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina përplas biçikletën në Korçë/ Një i plagosur transportohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë ku një automjet ka përplasur një qytetar me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, një 73 vjeçar me iniciale B. D., është përplasur nga nje 41 vjeçarja me iniciale S. T.

I moshuari ka mbetur i plagosur dhe menjëherë pas ngjarjes është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Përçahen PD –LSI/ Flet deputeti demokrat



Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Rama u përgjigjet “miqve të PD”/ Mendoni pak më shumë! Me sherr as keni fituar e as fitoni dot

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Konkretisht raportohet se është vënë në pranga i riu me iniciale D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.



Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Nga Bledi KASMI/Dështimi i negociatave për të blerë kauzën e votës

LEXO EDHE:  Përçahen PD –LSI/ Flet deputeti demokrat

MNdërkaq, materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Sipas asaj që raporton Ballakan web, një i ri, 21 vjeç me inicialet G.K është dhunuar me mjete të forta.



I riu është dërguar në gjendje të rëndë shoku në Spitalin e Lezhës, ndërsa rasti është raportuar sot.

Policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim autorin./CNA.al

LEXO TE PLOTE