LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet klubi shqiptar/ 2 lojtarë me Koronavirus, njëri në gjendje të rëndë

7 Korrik 2020, 10:50, Sport CNA
Tronditet klubi shqiptar/ 2 lojtarë me Koronavirus, njëri në

Është tronditur klubi i Vushtrrisë, ku dy lojtarë kanë shfaqur simptoma të Koronavirusit dhe kanë ngjallur ankth te pjesa tjetër e skuadrës.

Sipas presidentit të klubit, Bajrush Kajtazi, dy lojtarët që kanë shfaqur simptoma janë zbuluar pas ndeshjes me Flamurtarin dhe për këtë arsye paniku është shumë i madh.

Gjithashtu ai është shprehur se 2 lojtarët janë izoluar, por shton se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. ?Dy futbollistë janë me simptoma të ?Covid-19?, për të dy e kemi mësuar këtë pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të marrë masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari?, u shpreh Kajtazi për ?Insport?.

Lajmet e fundit nga