LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e numrit të infektuarve / Melburni i Australisë rikthehet në izolim

7 Korrik 2020, 07:18, Kosova & Bota CNA
Rritja e numrit të infektuarve / Melburni i Australisë rikthehet

Mbi pesë milionë banorë të Melburnit, qytetit të dytë më të madh të Austrialisë, do të izolohen për gjashtë javë, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Kryeministri i Viktorias, rajonit ku ndodhet Melburni, tha se izolimi do të nisë mesnatën e së mërkurës dhe do të zgjasë së paku gjashtë javë.

“Ne nuk mund të pretendojmë se kriza e koronavirusit ka përfunduar?, tha Daniel Andreës.Vendimi vjen pasi Melburni ka regjistruar 191 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

?Ky është numër i lartë. Askush nuk donte të ishte në këtë pozicion. E di se do të ketë dëme për shkak të kësaj. Do të jetë sfiduese?, tha Andrews.

Shumica e nxënësve do t?i kthehen mësimit në distancë, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të shërbejnë vetëm ushqime që mund të merren me vete. Në total, Australia ka regjistruar gati 9,000 raste me koronavirus dhe 106 viktima./CNA.al

Lajmet e fundit nga