Connect with Us

Preken me Covid-19 dy gjyqtarë/ Mbyllet gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës

Sociale

Preken me Covid-19 dy gjyqtarë/ Mbyllet gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës

Publikuar

-

Preken me Covid-19 dy gjyqtarë/ Mbyllet gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës

Gjykata e Apelit në Durrës, pezualluar aktivitetin e saj për një periudhë dy javorë.

Sipas Report Tv, dy gjyqtarë të kësaj gjykate janë infektuar nga COVID-19. Vendimi për pezullimin e punës së gjykatës për një afat 15 ditor është marrë ditën e sotme dhe se pritet që në ditët në vijim i gjithë stafi i kësaj gjykate, t’i nënshtrohen analizave për të mësuar situatën e të prekurve.

Në gjendje pezullimi do qëndrojë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, pasi gjyqtarët e këtij institucioni ushtrojnë funksionin e tyre, në të njëjtën godinë me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës.

LEXO EDHE:  Procedohet në gjendje të lirë Rruzhdi Ahmetsula për falsifikim letërnjoftimesh

Pritet që në gjendje të pezulluar të qëndrojë dhe prokuroria e Kavajës, ku përjashtim do bëjnë vetëm rastet e gjykimeve emergjente për shqyrtimin e masave të sigurisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në datat, 12 dhe 14 gusht në disa zona të Tiranës.

Sipas OSHEE stakimet në orët e paradites do të bëhen për shkak të vendosjes së sistemit tëri të matjeve.

“Sistem të ri matje në n/stacione, Punime të OST në Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësve të rinj elektronik në n/stacione.

LEXO EDHE:  Procedohet në gjendje të lirë Rruzhdi Ahmetsula për falsifikim letërnjoftimesh

LEXO EDHE:  U pezullua nga detyra/ Arben Malaj: Qëndrim hakmarrës, i marrë në mënyrë imponuese

Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (Tiranë) instalimi i matësve te fiderat 20kV, prandaj dhe OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:



12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Disa lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar disa minuta më parë në Korçë.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:06 dhe kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.



Tërmeti ka qenë me epiqendër 2 kilometra larg nga Korça dhe 115 kilometra larg nga Tirana, ndërsa ishte me thellësi 2 kilometra.

LEXO EDHE:  Rama ashpërson masat/ “Po vlerësojmë të pezullojmë transportin urban në Tiranë dhe Durrës”

LEXO EDHE:  Lekundje termeti ne Durres e Tirane

Nga informacionet praprake, nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësirat i prishin planet pushuesve?/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Vranësirat i prishin planet pushuesve?/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët por nuk munguan edhe vranësirat kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Temperatura më e lartë u regjistrua në qytetin e Shkodrës me 37°C ndërsa në kryeqytet temperatura më e lartë u shënua 35°C.

Edhe për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti do të nis i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.



Shërbimi Meteorologjik parashikon se ndryshe nga sot, nesër pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër.

LEXO EDHE:  Foto-Prangoset një 30-vjeçar/ E pabesueshme çfarë iu gjet gjatë kontrollit të policisë

LEXO EDHE:  Lekundje termeti ne Durres e Tirane

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulta e bregdetare. Temperaturat e mesditës parashikohen në të njejtat vlera me ato të ditës së sotme me vlera të parashikuara nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulëta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE