Connect with Us

Plagët e Covid-19 mund të zbehen më shpejt se sa mendojmë

Ekonomi

Plagët e Covid-19 mund të zbehen më shpejt se sa mendojmë

Publikuar

-

Nga Tim Harford

Bulmetorja në lagjen time, pasi u ri-përshtat si një dyqan produktesh të përgjithshme, ka qenë e hapur gjatë gjithë karantinës. Pronari më thotë se ka nisur të ndodhë diçka e çuditshme dhe njëkohësisht e re.

Konsumatorët që ai nuk i kishte parë që nga muaji mars, pra ata që mbrohen me më zell nga kontakti njerëzor, më në fund janë rishfaqur. Për më tepër, thotë ai, ata nuk më kujdes për ndonjë lloj distancimi fizik.

Përderisa pjesa tjetër prej nesh e kanë respektuar këtë masë gjatë 15 javëve të fundit, ata nuk kanë asnjë ide si të sillen në mjedise publike. Por, në fakt a kemi ndonjë ide më të saktë ne të tjerët? Të gjithë po përpiqemi ende që ta zbulojmë.

Disa njerëz pyesin rreth përdorimit të maskave, mënyrës se si të veprojnë kur teshtitin në publik, mbi shtrëngimin e duarve. Të tjerët janë paranojakë:”Qëndro 2 metra larg meje! Dil jashtë, aty në rrugë!”, pashë një zotëri me maskë t’i ulërinte një gruaje të hutuar.

Është një kujtesë se mbi këtë pandemi ka më shumë, sesa thjesht ato që na thonë qeveritë të bëjmë. Secili prej nesh ka ndjenjat e veta mbi atë që është e sigurt. Këto emocione, kanë formuar kurbën e pandemisë. Ato do të përcaktojnë edhe rrugën e rimëkëmbjes.

Konsideroni pak ndikimin e masave bllokuese. Ka një konsensus të gjerë, se ato kanë qenë vendimtare në frenimin e përhapjes së sëmundjes, por ato nuk kanë qenë faktori i vetëm. Larja e duarve, shmangia e shtërngimit të duarve, dhe puna nga shtëpia filloi shumë kohë zbatimit të masave ligjore.

Një studim i ekonomistëve Otsna Gulsbi dhe Çad Siverson, përpiqet të ndajë efektin e masave të detyrueshme nga ato vullnetare në SHBA. Për shembull, shteti i Ilinoisit i vendosi kufizimet para se këtë gjë të bënte Uiskonsin.

Studiuesit shqyrtuan aktivitetin në secilën anë të kufijve, duke përdorur të dhënat e telefonave celularë, për të gjurmuar udhëtimet e njerëzve të zakonshëm në dyqane dhe biznese të tjera. Ata ishin në gjendje të merrnin shumë të dhëna, mbi atë se sa mbyllja ishte e vullnetshme.

Përgjigja:çuditërisht shumë. “Trafiku total i këmbësorëve ra më shumë se 60 për qind. Dhe kufizimet me ligj, shpjegojnë vetëm rreth 7 për qind të këtij niveli”- shkruajnë ata.

Një mesazh i ngjashëm vjen nga një krahasim i Danimarkës, që vendosi masa shumë të ashpra kufizuese, me Suedinë, që pati një qasje me liberale, e cila rezultoi më pas në katastrofike. Shpenzimet totale ranë me 29 për qind në Danimarkë, dhe 25 për qind në Suedi.

Kjo do të thotë se masat vullnetare i kanë shkaktuar shumë dëme ekonomisë, dhe shpresojmë nga ana tjetër t’i kenë dhënë më shumë përfitime shëndetit publik. Nuk do të ndalem shumë tek saktësia e shifrave, por mesazhi themelor që ato japin është domethënës.

Njerëzit nuk u mbyllën në shtëpitë e tyre, vetëm se kështu u thanë qeveritë. Tani çështja është:vetëm sepse bërja pazar në dyqane është sërish e ligjshme, kjo nuk do të thotë se njerëzit do të nxitojnë me vrap drejt dyqane. Në fakt, në Gjermani ndodhi pikërisht kështu.

LEXO EDHE:  "Tre hapat që duhet të marrë qeveria"/ Shehi: Duhen pompuar lekë në ekonomi, mund të shembet

Gjermanët shpenzuan më shumë para në majin e këtij viti, sesa në majin e 2019-ës, gjë që sugjeron se ata ishin të gatshëm jo vetëm të shkonin të psonisnin nëpër dyqane, por donin të fitonin edhe kohën e humbur. Kjo është diçka inkurajuese, por vetëm deri në një pikë.

Sipas standarteve perëndimore, Gjermania përjetoi një krizë të butë nga Covid-19, me më pak se 10.000 të vdekur, krahasuar me 25.000 në Francë, afro 50.000 në Itali dhe Spanjë, dhe më shumë se 65.000 në Britaninë e Madhe.

Shtetet e Bashkuara, kanë aktualisht rreth 100 herë më shumë raste të reja të përditshme sesa Gjermania. Ndoshta gjermanët ndjehen të sigurt, pasi në fakt ata janë të sigurt. Por jo të gjithë mund ta thonë këtë gjë. Pasi virusi të ndalet, atëherë është e mundur një rimëkëmbje e fortë. Por a mund të lërë kjo përvojë e hidhur plagë të thella në vetëdijen tonë kolektive?

Ndoshta po. Ekonomistja Ulrike Malmendier, ka botuar disa studime që sugjerojnë se përvojat tona të hershme ekonomike, mund të jenë ndikuese të sjelljeve tona të qëndrueshme më vonë. Nëse tregu i aksioneve në bursa është i dobët kur jemi të rinj, ne priremi t’i largohemi përgjithnjë investimit në to.

Ngjashëm, ligësia apo mirësia e anëtarëve të Komitetit Federal të Tregut të Hapur në Nju Jork, ndikohet shumë nga përvoja e tyre personale me inflacionin. Një studim i ri i Malmendier dhe Lezli Shen sugjeron se recesionet ekonomike, ndikojnë shumë tek sjellja e konsumatorit, madje edhe shumë kohë pasi ato kanë kaluar.

Pasojat e mëvonshme, përshkruhen mjaft mirë si “kurnacëri e shkaktuar nga përvoja”- domethënë, njerëzit që kanë përjetuar periudha të papunësisë së madhe, kursejnë më shumë dhe grumbullojnë në shumë pasuri, pasi nuk i dihet se si vijnë punët.

Sigurisht një kapital i tillë i grumbulluar, mund të çojë më vonë në më shumë investime. Por një studim i fundit nga Xhulian Kozlovski, Laura Veldkamp dhe Venki Venkatesuaran, argumenton të kundërtën. Ata pohojnë se plaga psikologjike është shkatërruese, pasi një vlerësim i gjallë i skenarëve katastrofikë, do të bëjë që njerëzit të kenë frikë të kryejnë investime të guximshme.

E pse të rrezikohet kot në një univers kapriçioz? Pyes veten. Natyrisht, ne njerëzit mësojmë nga përvojat e hidhura. Por ne gjithashtu kemi një talent të madh për t’i harruar ato. Në veçanti, ne harrojmë se si ndihen gjërat e këqija. Pandemia do të mbahet mend gjatë, por dhimbja që ajo po shkakton sot, do të zbehet me kalimin e kohës.

Pas uraganit Katrina në SHBA, Programi Kombëtar i Sigurimeve nga Përmbytjet, përjetoi një bum kërkesash. Por 3 vjet më vonë, kërkesa për sigurimin e banesave nga për përmbytjet, ra në nivelet e para katastrofës.

Hamendja ime është se statisticienët e zgjuar, do të jenë në gjendje të zbulojnë pasojat psikologjike të pandemisë për dekadat në vazhdim. Por në një këndvështrim të rastësishëm, jeta e përditshme në vitin 2022, do t’i ngjajë shumë asaj në vitin 2018. Plagët nuk shërohen gjithmonë, gjithsesi ato zbehen. / “The Financial Times” – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane për fondin 95 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane për fondin 95 milionë euro

Sot është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për angazhimin e 95 milionë eurove, ku 90 milionë euro janë kredi e butë, ndërsa 5 milionë do të jenë për grantin e rindërtimit të objekteve publike.
Ka qenë ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj që ka firmosur marrëveshjen me ambasadorin italian Fabrizio Buçi.

Kredia 90 milionë euro me interes shumë të vogël do të përdoret në sektorin e energjisë, zhvillimin e ekonomisë së detit dhe rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile.

LEXO EDHE:  “Mund të ketë shumë gjëra për tu kritikuar por jo në rastin konkret”/ Bamir Topi krah Ramës



Konkretisht, kredia 90 milionë euro do të përdoret:

LEXO EDHE:  “Zgjatja e Fatkeqësisë Natyrore”/ Manjani nxjerr nenet: Nuk mund të bëhet sipas qejfit!

a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit
b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit
c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile,

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Pesëfishohen importet e maskave në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.



LEXO EDHE:  Vëllezërit Budina me Covid/ PD reagon ashpër: Nxori të dhënat private, SPAK të hetojë Ramën!

Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

LEXO EDHE:  “Zgjatja e Fatkeqësisë Natyrore”/ Manjani nxjerr nenet: Nuk mund të bëhet sipas qejfit!

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shpallet tenderi/ 14 milonë euro për projektin e Piramidës

Publikuar

-

Nga

Shpallet tenderi/ 14 milonë euro për projektin e Piramidës

Piramida e Tiranës do t’i kthehet kryeqytetit, sipas një projekti të prezantuar më herët, si një qendër inovacioni që do t’i përkasë kryesisht të rinjve.

Projekti i arkitektit Wini Mass është prezantuar nga bashkia, por vetëm javën e kaluar është shpallur thirrja për gjetjen e operatorëve që do të punojnë për rijetëzimin e ish-muzeut të Enver Hoxhës.

Fondi i vënë në dispozicion për zhvillimin e godinës është llogaritur 1.7 miliardë lekë, ose 14 milionë euro.



Kujtojmë se financues i këtij projekti, përveç Bashkisë së Tiranës është edhe Fondi Shqiptaro-Amerikan.

Për Piramidën ka pasur disa ide nga arkitektë vendas, por në fund projekti final u vendos ai për ngritjen e një qendre multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese. Plani synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa është e arritshme nga të gjitha anët. Risia e rivitalizimit të qendrës qëndron në faktin se TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t’u jepen veglat dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të krijojnë rrugën e tyre të të mësuarit.

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë/ Viktima u gjet i gjakosur

LEXO EDHE:  Shkon në 38 numri i viktimave në Greqi/ Mbi 100 të infektuar me Covid-19

Sipas dokumenteve të tenderit, pritet që punimet të zgjasin 2 vjet, pas firmosjes së kontratës me operatorin ose konsorciumin fitues, Kompanitë e interesuara kanë afat deri në 2 shtator për të dorëzuar dokumentet. /CNA.al

LEXO TE PLOTE