LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nxjerrja e njërës këmbë jashtë batanijes para gjumit/ Zbuloni “misterin” e këtij zakoni të çuditshëm

7 Korrik 2020, 13:14, Lifestyle CNA
Nxjerrja e njërës këmbë jashtë batanijes para gjumit/

Pas shumë përpjekjeve për të fjetur, shumica e njerëzve nxjerrin këmbën jashtë batanijes. Por, si ndikon dhe ku fshihet ?misteri? i këtij zakoni të ccuditshëm

Ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.
Këmbët janë mekanizmat perfekt të ftohjes. Sipas ekspertëve të gjumit, ato kanë një lidhje midis arterieve dhe venave, ndryshe nga çdo pjesë tjetër e trupit, “të cilat hollohen në temperatura të ngrohta dhe lejojnë më shumë gjak në sipërfaqen e lëkurës në mënyrë që ajo të ftohet”

Si rezultat, temperatura e trupit tonë ekuilibrohet dhe ne mund të flemë të qetë.

Ndihmon që të flini më shpejt.
Në mënyrë që të flemë, temperatura e trupit duhet të bjerë nga 1 deri në 2 gradë. Kjo është arsyeja pse qëndrojmë zgjuar kur është shumë vapë. Trupi lufton kundër mbinxehjes. Kjo është arsyeja pse duhet të flemë në një mjedis të freskët gjatë natës dhe zbulimi i njërës këmbë nga batanija mund të jetë i mjaftueshëm.

Është pozicioni më i rehatshëm nëse flini të mbuluar me një batanije.
Ka disa arsye të ndryshme pse shumica prej nesh nuk mund të flemë pa batanije. Zbulimi i këmbëve është zgjidhja perfekte për këtë dilemë dhe na ndihmon të qëndrojmë të freskët edhe kur mbulohemi me batanije./CNA.al

Lajmet e fundit nga