Connect with Us

Mbi 90 mijë teste në dispozicion/ Manastirliu: Rrisim kapacitetet për përballimin e situates

Sociale

Mbi 90 mijë teste në dispozicion/ Manastirliu: Rrisim kapacitetet për përballimin e situates

Publikuar

-

“Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpozicion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në vendin tonë dhe do të vijojmë forcimin e kapaciteteve”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku pritet që së shpejt të instalohet një aparaturë e re testimi, tha se do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike në vend.

“Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër.  Çfarë është e rendësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik”, tha Manastirliu.

Duke thënë se së shpejti fillon punën dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare, Manastirliu tha se strategjia e përcaktuar nga ekspertët ka rezultuar e suksesshme deri tani, por që të vazhdojë të jetë e tillë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.

“Është shumë e rëndësishme në këtë fazë bashkëpunimi i qytetarëve. Është një strategji që ka rezultuar shumë efikase deri tani, por është një strategji që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve”, u shpreh Manastirliu.

LEXO EDHE:  Publikohet një listë me emra të testuarish për koronavirus/ Ministria: Do fillojmë hetim administrativ

Manastirliu tha se, ndërkohe që qeveria shqiptare është e angazhaur për të vijuar me fuqizimin e kapaciteteve spitalore dhe laboratorike, paralelisht do të vijojë dhe komunimimi me qytetarët në mënyrë që ata të respektojnë masat e vendosura.

“Ne përgatitemi për më të keqen, duke shpresuar për më të mirën. Dhe më e mira është në dorën tonë, është në dorën e gjithë qytetarëve, duke zbatuar masat. Do të vijojmë me komunikimin e riskut me qytetarët në mënyrë që ata, mbi të gjitha ata të dinë që nëse mbrohen vetë, sigurisht që mbrojtja e tyre individuale ndikon gjithashtu edhe në mbrojtjen e atyre që kanë afër”, apeloi ministrja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Sugjerimi i mjekut Pipero/ Maska edhe në mjedise të hapura

Publikuar

-

Nga

Sugjerimi i mjekut Pipero/ Maska edhe në mjedise të hapura

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar në “FaxNews” shifrat shqetësuese të rasteve me Covid në vendin tonë, si dhe pacientët e shtruar në spitale.

Sipas Piperos ka një lloj shkujdesjeje nga ana e qytetarëve në raport me virusin, ndërkohë që mjekët janë duke u përballur me një situatë  gati dramatike.

“Informacioni që u jepet qytetarëve duhet të jetë zyrtar, është detyrim ligjor komunikimi me gazetarët. Natyrisht që shifrat janë shqetësuese, në rritje të qendrueshme, çka tregon se jo vetëm kemi ekspozim të shtuar, për shkak të lëvizjeve, apo pushimeve, një lloj shkujdesje që duket jashtë dyerve të spitaleve, ku ka ende njerëz që nuk besojnë. Ndërkohë që është situata brenda spitaleve, ku mjekët kanë një përballje mbi njerëzore”, u shpreh Pipero.

Sa i takon muajve të dimrit, Pipero tha se padyshim që do të ketë një situatë më të vështirë në spitale, pasi mund të ketë dhe pacientë që preken nga viruset stinore, dhe që kanë nevojë për trajtim spitalor.



Sipas Piperos do të ishte e mirë që maska të bëhej e detyrueshme dhe në ambiente të hapura, që qytetarët të mësoheshin me përdorimin e saj, veçanërisht në qytetet ku ka një numër më të madh popullsie.

LEXO EDHE:  Periudha e pandemisë/ Manastirliu rrëfen momentet më të vështira: Ishte mesnatë…

LEXO EDHE:  Vijon të rritet numri i të prekurve nga Covid-19/ Shifra alarmante në 24 orë

“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish”, tha mjeku.

Ndërkohë, i pyetur për mjekimet që mund të përdorin në shtëpi, pacientët e prekur me Covid, Pipero tha se nuk duhet të merret asnjë medikament pa këshillën e mjekut të familjes apo specialistëve.

Sipas Piperos, vetëm në rast se kanë tre ditë me temperaturë më të lartë se 38 gradë celsius, personave të prekur mund tiu rekomandohet përdorimi i medikamenteve, por asnjëherë me mendjen e tyre dhe nga farmacistët. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Radhë e gjatë në Kakavijë/ Qytetarët në pritje për të bërë tamponin

Publikuar

-

Nga

Radhë e gjatë në Kakavijë/ Qytetarët në pritje për të bërë tamponin

Radhë të gjata me qytetarë janë krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.

Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve nga pala greke në këtë pikë doganore. Çdo person, para se të futet në tokën helene, i merret tamponi si dhe të adresa dhe numri i telefonit.



Kujtojmë se pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës janë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Meta në aktivitetin e Shkodrës/ Kërcet vallja, s’ respektohet asnjë masë anti Covid

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër ku ka marrë pjesë në Panairin e Artizanatit.

Meta ka publikuar  foto nga aktiviteti në Shkodër, ku merrte pjese edhe kryebashkiakja Voltana Ademi si dhe një numër i madh qytetarësh. Mirëpo, ajo që bie në sy është grumbullimi i njerëzve në këtë kohë pandemie dhe mosrespektimi i masave anti Covid.



As Meta dhe as Ademi nuk kishin vendosur maska, ndërsa distanca sociale nuk është respektuar aspak. Madje nuk kanë munguar as vallet gjatë këtij aktiviteti, ku kapja dorë për dore mes vallëtarëve mund të jetë burim infeksioni.
Presidenti Meta është ai që shpesh herë bën thirrje për respektim të masave për parandalimin e Covid, ndërsa në këtë rast nuk i ka respektuar as vetë.

LEXO EDHE:  Meta pret në takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë/ Të merren masa për efektet e COVID-19 në ekonomi   

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot nga COVID-19

Kujtojmë se Shkodra është një nga vatrat e nxehta të Covid, nga ku janë regjistruar një numër i madh të infektuarish./CNA.al

LEXO TE PLOTE