Connect with Us

Foto-Në kërkim për vrasjen e efektivit/ Policia ofron 10 mijë euro për kapjen e të “rrezikshmit” të Elbasanit

Kronika

Foto-Në kërkim për vrasjen e efektivit/ Policia ofron 10 mijë euro për kapjen e të “rrezikshmit” të Elbasanit

Publikuar

-

Vrasja e biznesmenëve/ Gjenden dy pistoleta pranë spitalit privat ku u mjekua vrasësi

Policia e Shtetit bën të ditur se ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë euro, për kapjen dhe lokalizmin e shtetasit shtetasit Talo Çela, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

“Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë të shpallur në kërkim, Policia e Shtetit, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm dhe rezultativ bashkëpunimin me qytetarët, kërkon sërish bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për të lokalizuar vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar,  shtetasit Talo Çela, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e këtij personi, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën 10 mijë euro.

LEXO EDHE:  Policia në anën e gabuar/ Basha: Miku trafikant i Ramës e Ballës pastron paratë e krimit

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit  Haxhia.

Për çdo informacion që i shërben kapjes së këtij personi, qytetarët të telefonojnë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt.”-thuhet ne njoftimin e policise.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina merr përpara fëmijën e mitur në Durrës/ Niset me urgjencë drejt spitalit

Publikuar

-

Nga

Makina merr përpara fëmijën e mitur në Durrës/ Niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, pranë Urës së Dajlanit.

Mësohet se një  makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa është bërë shoqërimi për në spital i të miturit i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Publikuar

-

Nga

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të kthejë në SPAK  për plotësim dosjen e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Gjykata ka kërkuar te verifikohen transaksionet bankare për shitjen e  disa pronave të paluajtshme dhe të merret në  pyetje një person që i ka paguar Llallës  3 mijë euro për lindjen e fëmijës në Amerikë.

LEXO EDHE:  Dosja-Vrasja në Devoll për pazare droge/Ja “dajo” që i kishte 12 mijë euro borxh viktimës

LEXO EDHE:  “Pse më ke lakuar emrin”/ Ja si nisi sherri në Vlorë

Gjykata e Posaçme i ka lënë mbi tre muaj kohë prokurorisë për të kryer hetime dhe në muajin nëntor 2020 pritet që të zhvillohet seanca e radhës.

Kujtojmë këtu se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prishje e qetësisë publike/ Ndëshkohen dy administratorë lokalesh në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohen penalisht dy administratorë lokalesh, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për dy subjekte që nuk zbatonin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijonin aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në zonën e ish-Bllokut, kanë konstatuar dy subjekte (lokale) që nuk respektonin masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vendosnin muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë në doza të vogla/ Arrestohet një person në Tiranë

LEXO EDHE:  Tensionohet situata në Durrës/ Protestuesit përplasen me policinë

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u proceduan penalisht dy administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç.

Për subjektin në administrim të shtetasit D. S. u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE