LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fantastik Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares me statistika për rekord

7 Korrik 2020, 18:49, Sport CNA
Fantastik Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares me statistika

Berat Gjimshiti është shndërruar në një pikë referimi në prapavijën e Atalantës. Teksa bergamaskët po konfirmohen në një tjetër sezon si pjesë e katër më të mirave në Itali, ndërkohë që në Ligën e Kampionëve kanë eliminuar Valencian dhe janë në fazën çerekfinale.

Mbrojtësi i Kombëtares ka statistika tejet pozitive, jo vetëm në veprimet mbrojtëse, por ka tentativa edhe në vijën e parë të sulmit. Sigurisht, kjo për vetë daljet e tij në goditjet standarde. Gjimshiti, krahas dy golave që ka shënuar këtë sezon në 26 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin italian, numëron 19 goditje drejt portës kundërshtare.

Referuar numrave për rolin e tij, Gjimshiti ka gjithashtu merita. Ai ka koleksionuar 155 ndërhyrje të sakta apo ndërprerje të aksioneve nga ekipet kundërshtare në këtë edicion, prej të cilave 73 në duelet ajrore.

Lajmet e fundit nga