LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksperti i Ekonomisë “shuplakë” Ramës/ Mos hapja e kufijve nga BE, dështim i drejtpërdrejtë i qeverisë

7 Korrik 2020, 11:13, Politikë CNA
Eksperti i Ekonomisë “shuplakë” Ramës/ Mos hapja e

Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano ka folur sot në lidhje me situatën ekonomike dhe politike në vend.

I ftuar në studion e Abc News, me Juli Xhokaxhi, Shano u shpreh se krizat e mëdha nuk kanë prodhuar ndryshime të mentalitetit në vend. Sipas tij, ndryshimi vjen nga zgjedhjet.

?Ajo që vjen mua më tremb. Fatkeqësi të mëdha natyrore që ndryshojnë qasjen ndaj jetës. Ose duhet të kesh elita politike që e tërheqin popullin nga mbrapa drejt një vizioni të ri. Krizat e mëdha ne i kemi pasur nuk kanë prodhuar ndryshime në mentalitet. Unë nuk pres që fatkeqësitë natyrore të ndryshojnë ndonjë mentalitet. E fundit, tërmeti nuk shoh ndonjë trazim të madh. Më mbetet kjo pjesa e elitës që mund të ndryshime më kollaj.

Momentet e ndryshimit janë zgjedhjet. Lidershipet duhet të gjejnë ata politikanë që më shumë se halleqarës janë hallezgjidhës?, deklaroi Shano.

I pyetur për mos hapjen e kufijve nga BE për shkak të pandemisë, Shano tha se qeveria hesht pasi ka dështuar me menaxhimin e saj.

?Qeveria është e lumtur të mos flasë për këtë gjë sepse është një dështim i drejtpërdrejt i saj. Është një gjë që ajo nuk e prek se shpreh vështirësinë e madhe ekonomikë që ndodhet vendi dhe ka të bëjë me dështimin e saj në politikën e jashtme. Ka të bëjë me të gjithë këto çalime të mëdha në këtë ditë halli nga ana e qeverisë?, u shpreh ai.

Lajmet e fundit nga