LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E BUJSHME/ Njihuni me sportistin që ka kontratën më të majme në histori

7 Korrik 2020, 17:28, Sport CNA
E BUJSHME/ Njihuni me sportistin që ka kontratën më të majme

Patrik Mahoms, lideri i Kansas Siti në futbollin amerikan, është tashmë atleti me kontratën më të majme në historinë e sportit. Askush nuk është paguar aq sa do të paguhet 24-vjeçari për rinovimin e tij me ekipin i cili fitoi SuperBowl në fillimin e këtij viti.

Ai ka pranuar që të zgjatë marrëveshjen që ka me klubin për 10 vitet e ardhshme, duke pranuar që të qëndrojë në këtë klub të paktën deir në vitin 2031, për të përfituar më shumë se gjysmë miliardi dollarë deri atëherë.

Mediat amerikane kanë bërë përllogaritjet në bazë të përqindjeve që përfiton ai në çdo sezon dhe sipas llogarive të tyre do të përfitojë minimalisht 477 milionë dollarë gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 503 milionë dollarë në varësi të bonuseve të ndryshme. Ai do të vazhdojë të paguhet edhe nëse pëson një dëmtim afatgjatë, pasi ka të garantuar nga kjo kontratë të paktën 140 milionë dollarë, edhe nëse nuk zbret më në fushë me Kansas Siti.

Me këtë marrëveshje, Mahoms kalon rekordin e vendosur vitin e kalyar nga lojtari i bejsbollit, Majk Traut, i cili firmosi me Los Anxheles Astros për 12 vite, duke përfituar 426,5 milionë dollarë.

Kansas Siti shpreson që të sigurojë edhe shumë trofe të tjerë me Mahoms, i cili u bë ?quarterback? më i ri në moshë që fitoi Superwoël dhe MVP të sezonit (2018) pa mbushur 25-vjeç. Ai deri tani ka luajtur vetëm 3 sezone mes profesionistëve por shumëkush e cilëson si një nga ata lojtarë që do të mund të thyejnë rekordet e glegjendave si Mening e Bredi.

Lajmet e fundit nga