LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dybala mungon ndaj Milanit, Sarri e zëvendëson me një shqiptar

7 Korrik 2020, 12:22, Sport CNA
Dybala mungon ndaj Milanit, Sarri e zëvendëson me një shqiptar

Një nga lojtarët më në formë padyshim është Paulo Dibala, i cili në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer me gola dhe asiste për Juventusin.

Megjithatë për një ndeshje të rëndësishme për bardhezinjtë siç është ajo ndaj Milanit, sulmuesi argjentinas nuk do të jetë i gatshëm, kjo pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.
Megjithatë pavarësisht gjithçkaje, Mauricio Sarri e ka gati zgjidhjen dhe e ka gjetur zëvendësuesin e argjentinasit.

Trajneri ka grumbulluar për ndeshjen e sotme Xhakomo Vrionin, i cili është grumbulluar në shumë ndeshje me ekipin e parë të Juventusit por nuk ia ka dalë të debutojë.

Pikërisht ditën e sotme, sulmuesi shqiptar ëndërron debutimin në një stadium të madh si ?San Siro? ndaj një skuadre gjithashtu të madhe siç është Milani.

Lajmet e fundit nga