Vetingu
Dokumenti-Skandali në Gjykatën e Rrethit Tiranë/ Gjyqtarja shkel ligjin

Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë drejtësi për qytetarët, duket se janë ato që bëjnë padrejtësi ndaj tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me një padi të bërë nga një shtetas shqiptar.
Në datë 15.01.2020, shtetasi me inicialet G.L. vendos të hapë padi civile ndaj shtetasit me iniciale Z.Z , pronar dhe administrator i një firme ndërtimi në Tiranë, për blerjen e tokës në zonën e Saukut, ku i padituri nuk ka realizuar aktin e shitjes së kësaj toke pas përfitimit të shumës 22,500 Euro nga paditësi në vitin 2013, shumë e cila përbente të gjitha kursimet familjare të këtij qytetari dhe familjes së tij.
Në datën 09.06.2020 gjyqtarja e rrethit gjyqësor Tiranë, Fida Osmani, pasi ka shqyrtuar padinë dhe aktet VENDOS: KTHIMIN E PADISË DHE AKTEVE PA VEPRIME, si padi me të meta.
Arsyetimi që e nderuara ka bërë për klasifikimin e padisë me të meta janë adresat e pasakta të të paditurve (të gjithë bashkëpronarëve të truallit), të cilin e bazon ne nenin 145/a.
E nderuara ama ka harruar të vërtetojë këtë fakt, pasi i vetmi burim i saktë i gjeneraliteteve dhe adresave të shtetasve është Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë. Ajo e ka cilësuar padinë me të meta duke SUPOZUAR që adresat janë të pasakta.
Për të vijuar më tej, Neni 130 i Kodit të Procedurës Civile, thotë se: “Njoftimi shkresor i njoftohet personit të thirrur KUDO KU AI GJENDET, Neni 131 thotë se: Kur nuk është i mundur njoftimi sipas dispozitave të nenit 130, ai bëhet në zyrën e tij apo në vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare”.
Neni 133 thotë se: “Kur nuk dihet vendbanimi, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në Gjykatë dhe në vendin e afishimit, ku ai ka patur banesën e fundit, gjithashtu në faqen elektronike zyrtare të Gjykatës”.
Të gjitha këto nene të Kodit të Procedurës Civile, janë anashkaluar dhe trajtuar si joekzistente nga gjyqtarja.
Nga të gjitha këto duket qartë që qëllimi në vetvete i gjyqtares ka qënë të mbrojë të paditurin.
Me vendimin KTHIM TË PADISË PA VEPRIME, gjyqtarja FIDA OSMANI ka vendosur: Hajduti milioner Z.Z të mbajë token dhe 22.500 Euro, ndërsa i dëmtuari të jetojë me faktin që i janë vjedhur 22.500 Euro ose të kërkojë mënyra të tjera për vendojsen e drejtësisë.
Edhe pse ka kaluar një muaj nga zbardhja e vendimit, paditësi nuk ka marrë në dorë këtë vendim nga Gjykata, për ta ankimuar atë në Gjykatën e Apelit. Përpjeket e tij për të marrë në dorezim personalisht vendimin në gjykatë kanë rezultuar të pasukseshme deri më sot./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

10 apartamente, dyqane, garazhe e llogari qindra-mijëra euro/ Pasuria e “çmendur” e gjyqtares së Apelit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetimet Vetting për gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela në Dhjetor të vitit 2020. Gjyqtarja Çela e cila të...

Pushoi hetimet për kryebashkiakun e Ramës/ Pasuria e gjyqtares që bën tre punë njëherësh
Në shortin e datës 12 Nëntor 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përzgjodhi për nisjen e procedurave të rivlerësimit , gjyqtaren e Shkallës së Parë...