LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 vijon të shkaktojë viktima/ Dy humbje jete në 24 orë

7 Korrik 2020, 08:33, Aktualitet CNA
Covid-19 vijon të shkaktojë viktima/ Dy humbje jete në 24

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Në një komunikim publik, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se kanë ndërruar jetë një pacient 45-vjeçare nga Berati si dhe një paciente 82-vjeçar, nga Kruja.

“Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.”-njofton Ministria e Shendetesise/ CNA.al

Lajmet e fundit nga