LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Air Albania" hap më në fund dyert, do të luhet derbi i kryeqytetit

7 Korrik 2020, 12:17, Sport CNA
"Air Albania" hap më në fund dyert, do të luhet derbi i

Java e 32-të e Superiores nuk u mbyll me festë për Tiranën, që rindezi edhe njëherë garën për titull pas humbjes 1-2 kundër Kukësit.

E pas kryesfidës së djeshme me verilindorët përpara tashmë i pret një tjetër duel po aq i vështirë. Përballë do të kenë rivalin e përjetshëm, Partizanin, që edhe pse në një sezon të dobët të premten do të kenë një motivim shtesë.

Derbi mbetet derbi dhe këtë e dinë mirë të dyja skuadrat. Për vetë rëndësinë që kjo ndeshje ka klubet kanë vendosur të ndryshojnë edhe stadiumin ku do të luhet.

Kështu do të jetë ?Air Albania? impianti i cili do të hapë dyert për derbin e kryeqytetit, megjithëse një pjesë e bukurisë do i mungojë kësaj supersfide për shkak të mungesës së tifozëve në shkallët e stadiumit. Ndeshja do të luhet në mbrëmje nën dritën e prozhektorëve në orën 20:45.

Lajmet e fundit nga