Connect with Us

Agron Shehaj i PD-së darkon me Andrea Bocellin dhe Mateo Salvinin/ “Janë miq të Shqipërisë”

Politikë

Agron Shehaj i PD-së darkon me Andrea Bocellin dhe Mateo Salvinin/ “Janë miq të Shqipërisë”

Publikuar

-

Agron Shehaj i PD-së darkon me Andrea Bocellin dhe Mateo Salvinin/ "Janë miq të Shqipërisë"

Ish-deputeti i PD-së në Vlorë, Agron Shehaj shkruan se ka darkuar me Andrea Bocellin dhe Matteo Salvinin. Ai thotë se ata do e ndihmojnë, për të bërë Shqipërinë, ndërsa shkrimin e shoqëron edhe me foto.

“Një darkë e këndshme me mikun tim Andrea Bocelli dhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini. Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite.

Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë”, shkruan Shehaj.

LEXO EDHE:  Rritet bilanci në Itali/ 827 viktima, 10.590 persona të infektuar

Andrea Bocelli është një prej këngëtarëve me famë botërore, ndërsa Salvini një politikan kontravers, i cili ka shfaqur luhatje në ideologjinë e tij për emigrantët në veçanti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi apel të fortë/ Kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi apel të fortë/ Kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar disa foto nga takimi I ish-deputetes ERisa Xhixho me gratë e njësisë bashkiake nr.1, në zonën e Ali Demit.

Kryemadhi deklaron se vendi ka nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje.



Sipas saj, gratë do ta përmirësojnë Shqipërinë dhe shqiptarët do të ndihen më të qetë në vendin e tyre.

LEXO EDHE:  Rekrutonin të rinj për të shpërndarë kokainë/ Në pranga tri persona  

LEXO EDHE:  Organizuan sulm terrorist/ Në kërkim 2 shqiptarë

“Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për ta kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Siguria në autobus dhe mësimi deri në orën 8 të darkës/ Prindërit ngrihen në protestë në Kurbin

Publikuar

-

Nga

Siguria në autobus dhe mësimi deri në orën 8 të darkës/ Prindërit ngrihen në protestë në Kurbin

Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Sanxhak të Kurbinit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje nga protesta, ndërsa deklaron se shkak i irritimit të prindërve është siguria e fëmijëve.



Berisha thotë se ata kanë kundërshtuar mësimin deri në orën 20:00 të darkës dhe kanë kërkuar që të mos grumbullohen shumë nxënës brenda një autobusi.

LEXO EDHE:  Mjekja shqiptare në Itali rrëfen historinë prekëse të 19 vjeçarit të infektuar nga koronavirusi

LEXO EDHE:  “Veshkat të ekspozuara ndaj virusit”/ Mjeku tregon pse është rritur numri i rasteve

“Protestë e prindërve në Sanxhak të Kurbinit për paketimin e fëmijëve të tyre në 50-60 vetë në autobuz dhe vazhdimin e mësimeve deri në 20:00 të darkës me urdhër të Edvin Hajdutit. Ju lumtë prindërve që protestojnë për sigurinë e munguar të fëmijëve të tyre! Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shkon në Dibër/ Braktisja e këtyre krahinave mund të jetë fatale

Publikuar

-

Nga

Meta flet për  çështjen e detit/ Të zgjidhet sa më shpejt, pa minuar marrëdhënien me Greqinë

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Dibër, e cila lidhet me vlerësimin e figurave të shquara dibrane të këngës, artit, kulturës, folklorit dhe muzikës.

Meta deklaron se i gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut, por edhe për ndikimin e madh që kanë pasur në botën dhe kulturën shqiptare.

Kreu i Shtetit është ndalur te largimi i të rinjve nga krahina e Dibrës, ndërsa thekson se ky shpopullim është i dhembshëm.



“Për shqiptarët Dibra është shumë e shtrenjtë, siç është edhe Atdheu për dibranët. Kjo trevë, me nëntë malet e saj të lartë ka qenë në shekuj kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve, një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri!

LEXO EDHE:  Itali arrestohet shqiptari me 1.4 Kg kokainë

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i epiqendrës së virusit në Itali tregon “recetën”/ Çfarë duhet bërë për ta luftuar

Dibra me këtë histori dinjitoze e panoramë mahnitëse dhe me këtë popull kaq vital e me virtyte nuk duhet të braktiset më! Ky shpopullim është i dhembshëm, pasi braktisja e këtyre krahinave tradicionale që kanë qenë burim i identitetit tonë kombëtar e kulturor, mund të jetë fatal për të gjithë kombin.

Është momenti që të gjithë të kthejmë më shumë vëmendjen ndaj ruajtjes, jo vetëm të vlerave më të mira të kulturës dhe identitetit tonë kombëtar, por mbi të gjitha për të rikthyer njerëzit dhe rininë në këto troje, që meritojnë të gjallërohen sërish. Koha është tani!”, është shprehur Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE