LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Duka i penduar/ “Futja në listat e PD-së na ka penalizuar partinë”

7 Korrik 2020, 19:22, Politikë CNA
Agron Duka i penduar/ “Futja në listat e PD-së na ka penalizuar

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionit ?Në fokus?, në TvT, tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme me listat e veta.

Sipas tij, futja në listat e PD-së e ka penalizuar partinë e tij.

?Kur hyra në listat e PD bëmë atë marrëveshjen e famshme, që u penalizuam ne. Nuk kishte më kohë për regjistrim në KQZ. Unë do të garoj në listën e PAA, në krye të listës për qarkun e Durrësit.

Ne kemi pasur 5 mandate dhe nuk i morëm, sepse menduam se ky parlament nuk ia vlente të vazhdonte jetën politike. Nuk është se unë kam qenë dakord me djegien e mandateve.

Kreu i PAA shtoi se ka abuzime me tenderat, një praktikë që PD duhet ta denoncojë.

?Nëse ti do të marrësh një tender, duhet të shkosh të falesh te të fortët. Nëse vazhdon kështu, nuk do të ndryshojë asgjë më, as kodet, as sistemet. Nëse një firmë e madhe në Shqipëri duhet patjetër të kalojë të marrë dorën te një i fortë, ne kemi marrë fund. Nëse është e vërtetë kjo, PD duhet ta denoncojë me emra, jo ta kalojë si meteor?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga