LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga kreu i PD në Kamëz/Debate në mbledhjen e kryesisë

6 Korrik 2020, 15:06, Politikë CNA
Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga kreu i PD në Kamëz/Debate në

Në këto momente po zhvillohet mbledhja e kryesisë të Partisë Demokratike në Kamëz. Burime për CNA.al, bëjnë më dije se Xhelal Mziu, kryetar i kësaj dege ka dhënë dorëheqjen për të qenë kandidat për bashkinë e këtij qyteti. Mbledhja është shoqëruar me debate të forta.

Basha ju ka premtuar se në tetor do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, ndërkaq, PD ka filluar po mbledh kandidatët në bazë.

Kryetarët e degëve duhet të japin dorëheqjen në rast se kandidojnë për deputetë apo për bashkinë.

CNA.al ka mësuar se janë dhënë gati 30 dorëheqje, por Basha deri tani ka pranuar vetëm dy.

Gjithshatu disa ditë më parë u zhvillua një takim i Bashës me disa drejtues lokalë që kërkonin të kandidonin.

Baza e PD duket se po përfshihet në përplasje të forta për shkak të ndërhyrjeve të Luli Bashës dhe mos respektimit të statutit dhe rregulloreve./CNA.al

Bashës i ?çmontohet? partia/ 30 kryetarë degësh japin dorëheqjen

Lajmet e fundit nga