LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Zhgënjen Tirana, Kukësi e mposht me spektakël dhe rihap kampionatin

6 Korrik 2020, 17:46, Sport CNA
VIDEO/ Zhgënjen Tirana, Kukësi e mposht me spektakël dhe rihap

Kukësi ka triumfuar me rezultatin 1-2 ndaj Tiranës në supersfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një fitore kjo që rihap kampionatin 4 jave para fundit, duke ngushtuar diferencën në 6 pikë.

Verilindorët e Orges Shehit, e kanë dominuar këtë sfidë, duke e merituar plotësisht suksesin. Kuper dhe Ethemi ishin autorët e golave për Kukësin, ndërkohë që Majkëll Ngo realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Gol ky që vlen sa për statistikë. Kujtojmë që në sfidën e radhës Tirana do të përballet ndaj Partizanit, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të presë Teutën në shtëpi.

FT: TIRANA-KUKËSI 1-2

Ngo 90+4′ / Kuper 58′, Ethemi 84′

 

Lajmet e fundit nga