Connect with Us

Rudina Hajdari sfidon kolegët/ “Në një vit kam bërë më shumë opozitë se opozita në 7 vite”

Politikë

Rudina Hajdari sfidon kolegët/ “Në një vit kam bërë më shumë opozitë se opozita në 7 vite”

Publikuar

-

Mbledhja e Këshillit Politik/ Rudina Hajdari: E gatshme për tu ulur në tryezë çdo ditë

Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar mbremjen e sotme në Syri tv, ka treguar edhe njëherë arsyet se pse nuk e dogji mandatin e deputetes.

” Një mandat personal nuk është njësoj si 43 mandate të opozitës. Shumë mandate të opozitës e dëmtojnë parlamentin e saj. Ka një ndryshim si dita dhe nata. Nëse vërtet do ndryshim sistemi duhet të jesh brenda sistemit. Vendimi im ishte i duhuri dhe koha e ka treguar.

Jam nga ata opozitarë që vazhdojnë të bëjnë opozitë. Në një vit kam bërë më shumë opozitë se opozita në 7 vite”, u shpreh Rudina Hajdari./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deputetja socialiste humb vëllain nga koronavirusi/ Prek me dedikimin

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste humb vëllain nga koronavirusi/ Prek me dedikimin

Deputetja socialiste Vila Bello, ka humbur sot vëllain si shkak i koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja në një postim në rrjetet sociale, ku ka prekur miqtë virtualë me një dedikim.

Mësohet se Drini Bello ka humbur betejën me virusin e padukshëm në një moshë të re, ndërsa deputetja thotë se e kishte jo vetëm si vëlla por edhe si shok.



“Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë!
Të qoftë dheu i lehtë, i miri Drin!”, shkruan, ndërsa pak minuta më parë ka bërë një tjetër postim ku njofton se ceremonia funerale do të zhvillohet vetëm nga familjarët.

LEXO EDHE:  Video-Protesta e opozitës/ Gazetari i njohur zbulon prapaskenat

LEXO EDHE:  Video-Protesta e opozitës/ Gazetari i njohur zbulon prapaskenat

“Hidhërimi dhe dhimbja jonë për humbjen e Drinit, babait, bashkëshortit, birit, vëllait tonë të veçantë janë të pafjala. Duke respektuar gjithë miqësinë e respektin e miqve e familjarëve për Drinin tonë të mirë, si dhe për shkak të situatës, dita sot do jetë familjare.

Nesër nga ora 9:00 – 12:00 do të jemi te shtëpia funerale “Alba”, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Drinit të buzëqeshur në shpirt e mendim! Prehu në paqe ti, njeriu ynë i veçantë!”, nënvizon Bello./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid jashtë kontrollit/ Paralajmëron ish ministri: Po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë

Publikuar

-

Nga

Covid jashtë kontrollit/ Paralajmëron ish ministri: Po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion”, në News 24, ku mes të tjerave ka folur për situatën e Covid-19.

Ai shprehet se kapaciteti i dy spitaleve po shkon drejt ezaurimit dhe sipas tij po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë.

“Gjendja nga koronavirusi është shqetësuese. Është shqetësuese se 1 në 5 të testuar dalin pozitiv me Covid-19. Nëse bëhen shumë teste, do të thotë se dalin më shumë persona pozitiv me Covid-19.



Është paralajmëruar edhe nga autoritetet se po shkon drejt ezurimit sistemi ne 2 spitalet, po shkojnë drejt ezurimit të sistemi. Në këtë rast pastaj do të jetë një katastrofë e vërtetë.Në të gjitha vendet janë nxjerrë mësime në momentin që pati një rënie të lehtë.

LEXO EDHE:  “Opozitën në parlament e komandon Rama”/ Deputeti: Topi i Reformës Zgjedhore i ka kaluar atij

LEXO EDHE:  “Bastet” me procedurë të përshpejtuar në parlament/ Balla, thirrje opozitës

Le të shpresojmë se janë të vërteta lajmërimet për nxjerrjen e një vaksine.E vërteta është se të gjitha qeveritë e vendeve të pasura, kanë vënë buxhete shumë të mëdha për vaksinën. Mobilizimi i laboratorëve dhe industrisë më mbështetje, është diçka që mund të arrihet”, tha Mustafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”/ Të nisë menjëherë zbatimi

Publikuar

-

Nga

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”/ Të nisë menjëherë zbatimi

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e miratuar nga Kuvendi ‘Për  Regjistrin e Pronarëve Përfitues’.

Meta shprehet se ky ligj ka rëndësi themelore për Shqipërinë, duke shtuar se duhet që të nisë menjëherë zbatimi i tij pa u zvarritur.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.



Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare, por që po në funksion të kësaj transparence, mund të kishte përcaktuar edhe më qartë detyrimin për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve, pa kufizime, në raport me aksionet/kuotat të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

LEXO EDHE:  Video-Protesta e opozitës/ Gazetari i njohur zbulon prapaskenat

LEXO EDHE:  Befason Pandeli Majko/Ja për çfarë i jep plotësisht të drejtë opozitës

Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementimit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE