Connect with Us

Rëndohet bilanci i viktimave/ Humbin jetën tre të infektuar me Covid

Sociale

Rëndohet bilanci i viktimave/ Humbin jetën tre të infektuar me Covid

Publikuar

-

“Shërbimet e reanimacionit Covid në kolaps”/ Urgjencë ekstreme për teste PCR

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pesona, një mjek dhe dy qytetare.

Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

LEXO EDHE:  Shifra alarmante me Covid/ 50 mësues rezultojnë pozitiv në Korçë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Proçesi i vaksinimit/ Manastirliu mesazh grupeve të riskut dhe personave mbi 57 vjeç

Publikuar

-

Nga

Proçesi i vaksinimit/ Manastirliu mesazh grupeve të riskut dhe personave mbi 57 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën apel për ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për të kryer vaksinën kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu fton qytetarët të grupmoshë mbi 57-vjeç dhe personat që i përkasin grupeve të riskut të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit, ndërsa thekson se në sheshin “Skënderbej” vijon vaksinimi masiv i qytetarëve.

LEXO EDHE:  Ulet numri i viktimave në Kosovë/ Infektimet mbeten në shifra të larta

LEXO EDHE:  Shifra alarmante me Covid/ 50 mësues rezultojnë pozitiv në Korçë

“Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik”-shkruan Manastirliu. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë/ Ja çfarë dokumentesh duhet të keni me vete

Publikuar

-

Nga

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë/ Ja çfarë dokumentesh duhet të keni me vete

Nga sot, Greqia hap kufijtë me Shqipërinë  ku do të lejohen që të kalojnë kufirin të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllime familjare dhe turistike.

MEPJ njofton se të gjithë udhëtarët se duhet të kenë me vete në kufi certifikatë vaksinimi, test PCR ose certifikat të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Ministria e Jashtme shton se deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

a) Formularin Formulari Passenger Locator Form (PLF)

b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose Rapid

c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

* Plotësimi i PLF është detyrueshem për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

LEXO EDHE:  Ulet numri i viktimave në Kosovë/ Infektimet mbeten në shifra të larta

LEXO EDHE:  “Shqipëria buzëqesh”/ Manastirliu publikon shifrat: 4441 vaksinime brenda 24 orësh

Sipas Ministrisë plotësiimi i këtij formulari është i domosdoshëm në rast udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.

Formulari PLF

Të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë PLF-në e tyre deri një ditë para hyrjes në Greqi, duke siguruar informacion të detajuar mbi pikën e tyre të nisjes, kohëzgjatjen e qëndrimit të mëparshëm në vendet e tjera dhe adresën e qëndrimit të tyre gjatë qëndrimit në Greqi. Në rast të qëndrimit të shumëfishtë, atyre u kërkohet të japin adresën së paku për 24 orët e para. Një PLF duhet të paraqitet për familje. Udhëtarët do të marrin një email konfirmimi pas dorëzimit të PLF.

Udhëtarët do të marrin PLF me kodin e tyre unik të Përgjigjes së Shpejtë (QR) në ditën e mbërritjes së tyre të planifikuar në Greqi dhe do të njoftohen përmes postës elektronike (kodi QR do të sigurohet në një lidhje në emailin e konfirmimit).

Udhëtarët që hipin ose hipin në ditën e mëparshme të mbërritjes do të lejohen ta bëjnë këtë pasi të tregojnë emailin e konfirmimit, pasi ata do të marrin kodin e tyre QR gjatë fluturimit ose udhëtimit të tyre.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Qarkullim i masave ajrore nga veriu i kontinenti afrikan do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.

Për pasojë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta dominojnë deri në mesditë në të gjithë vendin tone, sipas MeteoAlb.

Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në zonat veriore dhe juglindore duke rrezikuar shira të pakët. Por orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë vendin tonë.

LEXO EDHE:  Në emergjencën e Covid/ Shpenzimet ulen për shëndetësinë, rriten për mjedisin!
LEXO EDHE:  Shifrat në Itali/ 14 viktima dhe 249 raste të reja me COVID-i në 24 orët e fundit

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

 

LEXO TE PLOTE