LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjaken rrugët/ Makina merr përpara dy këmbësorë, humb jetën 28- vjeçarja

6 Korrik 2020, 18:18, Kronika CNA
Përgjaken rrugët/ Makina merr përpara dy

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një 28- vjeçareje është regjistruar pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një automjet tip Alfa- Romeo ka dalë nga rruga, duke përplasur një mur, dhe ka goditur për vdekje një këmbësore si dhe një këmbësor tjetër duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër- Bardhaj teksa bëhet me dije nga Policia se shtetësja 28- vjeçare L.H, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Shkodër kurse 42- vjeçari K.D, ka shpëtuar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal në Shkodër.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

 

Lajmet e fundit nga