Connect with Us

Një Korçë dhe PD, në duart e Niko Peleshit

Politikë

Një Korçë dhe PD, në duart e Niko Peleshit

Publikuar

-

Dje kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha shëtiti në Korçë. I dështuar, shumë pak, jo atje ku duhej, por në disa biznese ku e orientuan drejtuesit lokalë, të cilët në fakt pa asnjë paragjykim, por me faktet që do t’i sjellim më poshtë, janë vegla dhe ortakë të drejtuesit socialist të qarkut të Korçës, Niko Peleshi apo kryebashkiakut Sotiraq Filo.

Shëtitja e Bashës ishte një dështim, por përtej kësaj, ajo që korçarët reaguan dhe që duket edhe në rrjetet sociale, apo në komentet që ata bënë dhe çfarë artikulohet në qytet, se Lulzim Basha kishte ngelur gjithë jetën në një emër.

Kreu i degës së PD-së në Korçë, jep dorëheqjen/ Zbulohet arsyeja
Andrea Mano, kreu i dorehequr i degës së PD

Në krah të Bashës ishte Andrea Mano, ish-kryetari i dorëhequr i degës së Korçës në dy mandate. Kryetari më jetëgjatë i kësaj dege.

Sali Berisha, nga 1997-2005, ndryshoi disa kryetarë, Alfred Ollin, Thoma Ninin, Agron Azisllarin.

Pra në gati tetë vite opozitë ishin tre kryetarë të cilët drejtuan degën lokale. Dega u ripërtërit, pati edhe ndryshime, pati dhe fitore, pati edhe humbje.

Ndërsa në tetë vite të Lulzim Bashës, kryetar ka qënë një emër, Andrea Mano, ish-kreu i Partisë Demokrate të re, të Genc Pollos, themeluar në vitin 1999 për t’i shkaktuar humbjen Partisë Demokratike në 2001.

Është i njëjti emër që ka dashur të kandidojë për deputet në 2009, por ai kandidoi në 2005, nga partitë aleate, me PDR-në. Kandidoi në 2011 për kryetar bashkie dhe në të gjitha këto regjistroi humbje. Ishte pjesë e drejtimit të degës lokale në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, dhe humbi. Ashtu siç humbi si kryetar dege, garën për Bashkinë e Korçës në 2015-ën.

Ishte një nga katër emrat kryesorë të “listës Basha” në 2017 dhe sërish humbi. Nuk po flasim për shifrat dhe rezultatet, ku PD ka një ulje të paktën 40%, por po shikojmë lidhjet.

Andrea Mano është njeri i afërt i Niko Peleshit, ortak në biznese me të dhe Sotiraq Filon, kryebashkiakun e Korçës. Dhe në CNA.al shpesh ne kemi thënë se ai është një “vegël” e tij dhe asgjë më shumë. Pra, një “vegël” e Niko Peleshit, e keqpërdorur nga Filo.

LEXO EDHE:  Rama reagon për protestat/ Iliri dhe Saliu ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre

Një investim disa miliona euro u bë në Korçë, qyteti i fëmijëve, megjithë një park sportiv. I vetmi ambient biznesi iu dha Andrea Manos për menaxhim nga Bashkia e Korçës, e drejtuar nga Sotiraq Filo.

Devis Osmani, Sekretari i degës lokale të PD, komanduar kryetar dege

Dikur ortak bashkë në biznese me Niko Peleshin, sot për të mos e lënë mikun e tij pa punë, i ofron ambientet e një investimi të bërë nga Rilindja.

Më tej, nuk po flasim për familjarë të punësuar në dogana, por marrëdhëniet e Manos me Peleshin janë të vazhdueshme, nëpërmjet biznesmenëve të ndryshëm. Dhe Mano mbijetoi të ishte kryetar i degës, por edhe i sponsorizuar për të qënë në drejtimin e saj, nga Niko Peleshi, të cilit i interesonte mbajtja nën kontroll e degës lokale të demokratëve.

Tani së fundi, Andrea Mano u tërhoq, por sërish dega e Korçës do ketë lidhje të forta me të majtën.

Devis Osmani, sekretari i degës, është komanduar për drejtimin e saj, deri në zhvillimin e zgjedhjeve. CNA.al e ka raportuar shpesh. Ai është kunati i kreut të degës lokale të PS, Gjergji Koki. Pra, sërish PD-ja do të ngelett brenda lidhjeve të së majttës. Tek Rilidnja dhe drejtuesit e saj.

Kreu lokal socialist, Gjergji Koki dhe Niko Peleshi

E në rast se Andrea Mano kontrollohej nga Niko Peleshi, Devis Osmani, kreu i komanduar i degës lokale të demokratëve, do të kontrollohet nga kreu lokal i PS-së, një vartës i Niko Peleshit.

Fatkeqësisht dega lokale e demokratëve në Korçë, ka ngelur në një emër, tek Andrea Mano dhe duket se nuk po hapet përtej saj. Është mbajtur mbyllur. Nuk po arrin dot të prodhojë emra të rinj, figura të reja, të cilët të sjellin dhe të garantojnë fitoren.

Pa folur pastaj kur “qershia mbi tortë”, mund të jetë Ervin Salianji apo çuni i Fahri Balliut, si emra që Lulzim Basha ua paraqet qytetarëve korçarë.

E tha vetë se ishte në Korçën e kulturës dhe traditave, ku po përfaqësohej totalisht pa kulturë dhe totalisht pa tradita dhe pa qytetari.

Por, i dorëzuar totalisht, duke dorëzuar degën lokale të PD-së tek Niko Peleshi, Sotiraq Filo, Gjergji Koki dhe drejtuesit lokalë socialistë./ CNA.al

Fakti tjetër/ Ja pse Andrea Mano hesht dhe është ushtari i Niko Peleshit

Zbulohen detajet/ Rilindja i jep biznes kryetarit të Republikës së re

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  Një mesazh për lirinë/ Basha poston kushtrimin e poetit disident Havzi Nela në 32 vjetorin e varjes së tij

LEXO EDHE:  “Zgjedhjet në PD farsë”/ Harxhi: S’ka transparencë, Basha s’pranon të bëjë debat

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 30 qershorit/ Basha replika me gazetarët

LEXO EDHE:  Kodi i ri Zgjedhor/ Kulluri ironizon Bashën: Nja dy xhiro rreth kryeministrisë dhe tre dopio gaz lotsjellës

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Nga

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  Kodi i ri Zgjedhor/ Kulluri ironizon Bashën: Nja dy xhiro rreth kryeministrisë dhe tre dopio gaz lotsjellës

LEXO EDHE:  Rama reagon për protestat/ Iliri dhe Saliu ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE