LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Neglizhenca ka kosto shumë të rënda”/ Meta jep mesazhin e fortë

6 Korrik 2020, 16:10, Politikë CNA
“Neglizhenca ka kosto shumë të rënda”/ Meta jep

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se plotësimi i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe përballimin me sukses të Covid-19, janë dy prioritetet që duhet të angazhojë të gjithë aktorët në vend.

Sipas Metës kostot e neglizhencës për këto dy prioritete janë të mëdha, ndërsa argumenton se e para ka të bëjë me jetën e njerëzve dhe e dyta me të ardhmen e vendit.

?Dy prioritetet kryesore për të cilat duhet të angazhohemi të gjithë janë: Përballimi me sukses i COVID-19 dhe plotësimi pa vonesë i 15 kushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Çdo neglizhencë në këto dy prioritete ka kosto shumë të rënda: E para jetën e qytetarëve tanë, e dyta të ardhmen e Shqipërisë. ?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga