LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Monika Kryemadhi ngre "kartonin jeshil"/ Pro listave të hapura, pro referendumit, pro Reformës Zgjedhore

6 Korrik 2020, 19:43, Politikë CNA
Monika Kryemadhi ngre "kartonin jeshil"/ Pro listave të hapura,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha në “Report TV” se  mbështet nismën për  listave të hapura, por në marrëveshjen e arritur më 5 qershor u dakordësua vetëm për 5 rekomandimet e ODIHR-it.

“Në 5 kushtet e OSBE/ODIHR nuk ka ndryshim sistemi, por janë marrëveshja e 5 qershorit për të cilën u dokordësuam. Unë jam pro listave të hapura pasi kjo do të nxis votimin e gjithë shqiptarëve, por dorkodësimi u arrit vetëm për 5 kushtet dhe rekomandimet e ODIHR-it”, tha Kryemadhi.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore Kryemadhi shprehet se opozita e mbaroi detyrën e saj dhe se është e para që voton për listat e hapura.  Ajo thotë për opozitën e re se kryeministri Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh  e premtime korruptive.

 “I vetmi kusht ishte dakordësimi i draftit që u pranua nga mazhoranca ku vetë dakordësimi u bë shumë i  qartë që do të miratohet pa asnjë ndryshim në parlamentin aktual. Unë jam e para për listat e hapura. Mua më duket qesharake, Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh  e premtime korruptive. Mjafton që sot kemi të ngritura institucionin e drejtësisë së re. Ne jemi koshient që grupi i opozitës drejtohet nga Taulant Balla. Do të dëshiroja që deputetët që bërtasin për listat e hapura do të ishte e ndershme që të kërkonin  ligjin e referendumit. Mendoni që ato 75 mijë qytetarë të Tiranës kanë interes se me cilin proces zgjedhor do të zgjidhet Monika?  Rama s’do të jetë për listat e hapura. Për sa i përket sistemit, nuk jemi ne për të vendosur se cili do të vendoset, por do të jenë vetë shqiptarët”, thotë Kryemadhi

Lajmet e fundit nga