LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohet kontrata/ Jepet me koncesion për 35 vite porti i Limionit në Sarandë

6 Korrik 2020, 14:52, Ekonomi CNA
Miratohet kontrata/ Jepet me koncesion për 35 vite porti i Limionit në

Kontrata koncesionare për shfrytëzimin e Portit të Limionit në Sarandë tashmë është vulosur. Konsorciumi ?Kastrati? dhe ?Edil Al?, do të kenë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 35 vite, ndërsa afro dy vite më parë, qeveria kaloi këtë port me qira me të drejtë 20 vjet tek kompania Concord Investment, një procedurë që u kundërshtua fort nga operatorët e tregut të karburanteve ndaj të cilëve nisi të aplikohej një tarifë për të aksesuar portin ku bëhet furnizimi me karburante i jahteve.

Kompanitë që janë shpallur fituese për koncesionin janë zotuar se do të investojnë në këtë port turistik dhe shërbimi 1.3 miliardë lekë, ndërsa me vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, totali  i  vlerës  së  investimeve  në  pasurinë shtetërore,  sipas  planbiznesit,  shkon  rreth  6,2  miliardë  lekë  pa  TVSH dhe do të punësohen aty 35 punonjës.

Sa i përket afateve, kontrata parashikon që objekti të përfundojë brenda  4 vjet   nga   data   e   marrjes   në  dorëzim dhe  nxjerrjeve  të  lejeve  përkatëse për punimet. Sipas planbiznesit të paraqitur, ky investim do të realizohet si vijon:

– Planifikohet që në vitin e parë të përfundohen  të  gjitha  projektet,  si  edhe  punimet  paraprake  për  rregullime të terrenit dhe ngritjes së kantierit. –  Në  vitin  e  dytë  parashikohet  mbërritja  në  kuotën  në  shumicën  e  godinave,  si  dhe  përparim  më i mirë me njësitë vila hotelerie;  – Në përfundim të vitit të tretë është parashikuar përfundimi i sistemimeve për të gjitha ndërtimet; – Në  vitin  e  katërt  do  të  punohet  me  fasada,  rifinitura  dhe  interiore,  në  mënyrë  që  kompleksi turistik të jetë operativ.

 

Referuar detajeve të dhëna në vendim saktësohet se sipërfaqja dhënë me qira është pjesë e ambienteve të Portit të Limionit, Sarandë, me nr. pasurie 5/232, zona kadastrale 8641, me sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370 m2. Të paktën 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale, në përgjegjësi administrimi të Portit Detar, sh.a., Sarandë. Terreni në të cilin ndodhet trualli ka një pjerrësi të orientuar nga jugu e cila korrespondon me pamjen nga deti, me një diferencë kuote rreth 58 m. Projekti i portit, duhet të përfshijë investime të rëndësishme që lidhen me akosotimin e jahteve, sheshe vendqëndrimi për to jashtë sezonit, dushe, tualete, rrymë elektrike, pikë të furnizimit me karburant.

Lajmet e fundit nga