Connect with Us

Letër e një demokrati/ Çfarë duhet të bëjë PD për të rrëzuar Ramën

Politikë

Letër e një demokrati/ Çfarë duhet të bëjë PD për të rrëzuar Ramën

Publikuar

-

Nis analiza në PD/ Bardhi, Paloka e Spaho nuk përmbushën objektivin

Si dashamirës i ideve të djathta, simpatizant i PD.

Sot përfundimisht jam i bindur që e djathta ka humbur totalisht misionin, vizionin e saj.

Pse?

Sot në botën e qytetëruar zhivillimi ka ardhur sepse lëvizjet e masave kanë prodhuar shpresë. Shpresë të bazuar në një sistem që është i mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve. Lëvizjet e masave kanë prodhuar sisteme, rregulla loje të ndershme. Kanë prodhuar një sistem unik, që një politikan në çdo fushë të mos ketë më shumë se dy mandate. Jo sepse nuk mundet të jetë i mirë, por përvoja tregon që fillon dhe keq menaxhon çdo pushtet që i jepet. Në këtë rast të gjithë humbasim.

E bëra këtë lloj hyrje sepse sot, duhet të kishte një shpresë  të re. Duhej të kishte një lloj oratorie ndryshe,  e avancuar për sistemin ku jemi.

Unë them si çdo qytetar që po, qeverisja ka bërë edhe mirë edhe shumë keq. Por, mungon institucioni i oponencës që është zëri i mandatuar me votë të thotë ato gjëra që janë gabim për qytetarin dhe jo për veten e tyre.

Opozita sot përfundimisht nuk ngjall më shpresë. E them këtë për disa arsye që besoj në këndvështrimin tim janë të sakta.

– Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve në 2013 duhet të kishte kaluar një reformim të thellë, në çdo qelizë.

– Mban kryetarin e saj pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë besoj se ai nuk ka moral të kërkojë zgjedhje të lira. Ai vetë është shembulli më negativ sesi bëhen zgjedhje. Vodhi bashkinë duke ndryshuar rregullat e lojës dhe vodhi partinë me zgjedhje të komanduara.

– PD nuk pranoi gabimet e qeverisjes se saj. Në asnjë moment nuk pranoi të tillë.

– PD nuk pranoi të ndërrojë brezat pas qeverisjes.

PD vazhdon dhe bën opozitë me ish pushtetarë, që së paku shpresojnë të jenë prapë në pushtet… sot e dashur PD nuk mundet të ngjallësh shpresë me Lulin, Flamurin, Palokën, Mediun, Shehin, Saliun, dhe një shpurë të vobektë nga mbrapa.

Sot e dashur PD, mbas kaq përvoje politike në ambientin shqiptar nuk je në gjendje të artikulosh një fjalë që lind shpresën, sepse edhe nëse e ke një të tillë personat që e flasin e vrasin shpresën.

PD edhe të rinjtë që afroi i ka një kopje të shëmtuar të së shkuarës.

Kur i takoj, apo dëgjoj nga larg më vjen për të qarë se kush po përpiqet të çojë përpara idetë e djathta, idetë e një Shqipërie Europiane.

Sot ne të gjithë duhet të jemi në protestë sepse kemi të drejtë të protestojmë dhe të kërkojmë më të mirën për jetën tonë. Ne sot duhet të protestojmë për një sistem shumë herë më të mirë se ky që po jetojmë.

LEXO EDHE:  Nga Artur Zheji/ Rama skllav i skllevërve që mban me pranga të arta

Jetojmë një sistem, ku partia në pushtet verbohet nga pushteti dhe opozita verbohet nga varfëria në opozitë. Ne sot si shqiptarë duhet të protestojmë për një sistem më të mirë… nuk ka nevojë të shpikim sisteme… kemi shembuj plot.

Ne duhet të shëmbim sistemin që ti PD e dashur kishe dëshirë ta mbroje dje në pushtet dhe do që ta përqafosh nesër… të shembim sistemin me qëllim që partia në pushtet të mos e shikojë si pronë të sajën pushtetin.

PD e dashur sot objektivat e tua nuk ngjisin në asnjë mendje të kthjellët. Nuk ngjallin një shpresë se nesër do të jetë ndryshe. Përallat me Lul e Mona me Fatmir dhe Nard nuk ngjisin, nuk janë shpresë për ne që punojmë dhe jetojmë në këtë rrumpallë që ju bashkë e keni bërë.

PD sot nuk duhet të drejtohet në këtë variant, PD duhet që nesër të jetë e njerzve të thjeshtë dhe jo e Lulit, Palokës, Flamurit, Monës, Dukës, Dules, Idrizit

Koha e tyre ka përfunduar.

Ajo duhet të jetë e brezit të ri, por jo të brezit Salianji, Balliu. Jo ushtarë shterpë, por e një brezi të ri që ka ide dhe bën atë që beson se është e mira e popullit tonë të përbashkët.

Unë e dua të djathtën si rrymë dhe si bindje Europiane, që sot në Shqipëri mungon.

Kam shumë miq të angazhuar në Parti që vijnë dhe pyesin se çfarë të rregullojmë që njerëzit të na dëgjojnë. Çfarë duhet të bëjmë që njerëz si ju të na përqafojnë… dhe sot po e bëj publike se çfarë duhet të bëjnë. Nëse kanë b*le, të dërgojnë në kosh të plehrave ata që drejtojnë sot, dhe jam i bindur që shumë të rinj do ta përqafojnë ndryshimin, duke filluar nga unë i pari. Dhe lufta të mos jetë si dje, llafe dhe vetëm llafe,  por një luftë që të ndryshojë sistemin, sistem që askush mos qëndrojë më shumë se dy mandate në Parti.Faktet dhe analiza/ Baza e PD s’do zgjedhë dot asnjë kandidat

Askush mos jetë i përjetshëm në parti.  Qarkullimi i brezave dhe  ideve do sjellë ndryshim dhe shpresë.

Dhe duke bërë mirë në opozitë do ngjallë shpresë për  më mirë dhe një Qeverisje të denjë për Shqiptarët.

Mos bota e civilizuar ka parë keq nga ky lloj sistemi?

P.s. Edhe diçka… për sa kohë që PD menaxhohet kaq keq, korrupsioni i pushtetit po i merr shpirtin shqiptarit të ndershëm, në mos është palë edhe PD në këtë lloj korrupsioni. Sepse me një opozitë solide, kjo qeveri duhet të kishte rënë disa herë./Aksel Karamiti-CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha më dëboi nga partia”/ Hajdari lë të hapur mundësinë për rikthim në PD

Publikuar

-

Nga

“Basha më dëboi nga partia”/ Hajdari lë të hapur mundësinë për rikthim në PD

Deputetja Rudina Hajdari e cila kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Nismës Thurje foli mbrëmjen e sotme për të ardhmen e saj në politikë dhe procesin zgjedhor.

Hajdari u shpreh se në Elbasan ishte e vështirë për të garuar për një parti të vogël, duke shtuar se qytetarët ishin nën presion dhe të lidhur me në një mënyrë apo në një tjetër me administratën publike.

25 prilli nuk solli asnjë risi, asnjë shpresë për qytetarët shqiptarë. Unë nuk mendoj se shqiptarët ishin të lumtur me Ramën. Qytetarët në Elbasan kishin një presion të madh. Ata ishin të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër të lidhur me administratën publike. Kishte njerëz që u ishte premtuar punë. Në fshatra kishte njerëz me asistencë mujore dhe kishin frikë të vinin në mbledhjet që bëheshin. Ne kemi humbur mundësinë për të ndryshuar situatën. Politikanët shqiptarë janë të lidhur me botën e krimit”, tha ajo në “Absolut 4”.

LEXO EDHE:  U diskutua çështja Tahiri në bisedën Rama-Merkel?/ Ja si përgjigjet drejtorja e “Dojçe Welles”  

LEXO EDHE:  “Jam i gatshëm ti shkoj dhe vetëm në seli” / Basha ironizon Ramën: “Nuk më djeg malli për ty”

Sa i përket të ardhmes së saj, Hajdari la të hapur mundësinë e rikthimit në PD edhe pse theksoi se marrëdhëniet me Bashën nuk janë të mira, madje u shpreh se u dëbua nga Partia Demokratike.

Këto 2-3 muaj do të bëj një reflektim të situatës. PD ka një lloj pozicioni në jetën time familjare. Ajo çka nuk ka qenë në nivele të mira është me kryetarin e PD, i cili zgjodhi të kishte këtë përqasje, për të më dëbuar nga PD. Shumë qytetarë nuk e dinë, madje mendojnë se unë ika nga PD”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do ta pësojnë si Pjerin Xhuvani”/ Xhelal Mziu i kthehet deklaratës së bujshme

Publikuar

-

Nga

“Do ta pësojnë si Pjerin Xhuvani”/ Xhelal Mziu i kthehet deklaratës së bujshme

Deputeti i zgjedhur në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka komentuar deklaratën e bujshme për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nga struktura paramilitare të ngritura nga Partia Demokratike për të mbrojtur votën.

Mziu tha se ishte ajo ishte një deklaratë emocionale dhe ishte për t’u dhënë zemër demokratëve, por sipas tij më shqetësuese ishte fenomeni i prodhimit të një qeveria nëpërmjet krimit dhe korrupsionit.

‘Fenomene që kanë ndodhur në zgjedhje, kanë qenë sekondare. Platforma e Bashës, ka qenë më  mira që ka prodhuar ndonjë forcë politike në këto 30 vite. Por deklaratat kanë ndikuar shumë. Për Dibrën kanë qenë më qindra socialiste që na janë bashkangjitur, por deklarata ka pasur ndikim. Ishte një deklaratë emocionale, por ishte dhe për t’u dhënë zemër demokratëve. Por edhe ndjesa ishte e ardhur nga unë personalisht jo e ardhur nga persona të tjerë. 

Por më shqetësuese është të prodhosh një qeveri me para të krimit dhe korrupsionit. Pas katër orësh të deklaratës sime kemi kapur 4 persona që shpërndanin para dhe ne u treguam shumë paqësore. Ne mund të hakmerreshim, por kam qenë unë garanti i kësaj ngjarje që mos të ndodhte asnjë incident. Qeveria e ka provokuar ndjeshëm opozitën. Policia duhet të ishte koherente dhe të parandalonte çdo lloj ngjarje. Propaganda që përdori kjo qeveria ka luajtur rolin e saj sepse nuk duhet të kalojnë pa zhurmë instrumentet që përdori qeveria për të tjetërsuar votat.’- tha Mziu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza në PD/ Këlliçi: Nëse gjykohet për rifreskim të strukturave lokale, do bëjmë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Analiza në PD/ Këlliçi: Nëse gjykohet për rifreskim të strukturave lokale, do bëjmë zgjedhje

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha në “Raw Politics” se ky proces synon të bëjë një vlerësim kapilar  për faktorët dhe aktorët e selisë blu, që janë angazhuar në fushatë për zgjedhjet.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të hapet ndaj figurave të reja, të cilët kanë një kontribut dhe me mbështetje të gjerë komunitare.

“Raporti paraprak vjen në 10 korrik, dhe më 15 shkon në kryesinë e partisë. Në raport është e përfshirë e gjithë performanca. Ky është një proces, i cili do të reflektojë nevojën imediate të PD për t’u hapur ndaj figurave të reja, ndaj atyre personave që janë interesantë për shoqërinë dhe kanë një kontribute personale. Gjatë analizës do të ketë një vlerësim për kontributin e gjithsecilit”, theksoi ai.

Përballë moderatores Erla Mëhilli, z. Këlliçi u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohen zgjedhje të reja në strukturat lokale të Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

LEXO EDHE:  Video-Ngrihen postblloqe në zonat e gjelbërta/ Rrugët plot me policë

“Nëse gjykohet që duhet një rifreskim i strukturave lokale, sigurisht që do të procedohet me zgjedhje. Unë gjykoj, që i gjithë skaneri i punës, i performancës dhe kontributeve të të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të mbahet para 17 korrikut, kur do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar”, tha Belind Këlliçi.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa tha se mbledhja e Kuvendit Kombëtar më 177 korrik të këtij viti nga Partia Demokratike po përdoret nga kryetar Basha për të pasur një kontroll piramidal të partisë.

“Unë mendoj se mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe kryerja e një procedure për rizgjedhjen e lidershipit të ri, ku behët fjalë për strukturat më të larta drejtuese të partisë, përjashto postin e kryetarit të partisë, është një çështje që i shërben kryetarit për ta vënë nën kontroll në formë piramidale krejt Partinë Demokratike”, theksoi ai./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE