LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi penalltinë ndaj Tiranës, te Bylisi marrin vendimin drastik për Jurgen Goxhën

6 Korrik 2020, 14:50, Sport CNA
Humbi penalltinë ndaj Tiranës, te Bylisi marrin vendimin drastik

Jurgen Goxhaj është pezulluar nga Bylisi dhe kjo ka të bëjë e gjitha me ndeshjen ndaj Tiranës në Kupë, ku futbollisti në fjalë gjuajti një penallti në fund të ndeshjes, e cila u prit nga portieri bardheblu.

Pikërisht kjo nuk u prit aspak mirë nga trajneri Dovedan, i cili kishte kërkuar që penalltinë ta gjuante Ujka, por kjo nuk u respektua dhe më e keqja u humb nga Goxhaj, diçka që Bylisit mund t?i kushtojë shumë për ndeshjen e radhës.

Ditën e sotme klubi ballshiot ka njoftuar se Goxhaj është pezulluar nga klubi dhe nuk do të jetë për ndeshjen me Partizanin ditën e sotme. Kjo është njoftuar nga Bylisi në një reagim të bërë për lojtarët që ishin shfaqur me birra para ndeshjes me Partizanin, duke thënë se fotoja është bërë disa ditë më parë.

Lajmet e fundit nga