LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi betejën me Covid/ Manastirliu shpreh ngushëllimet për mjekun Hysni Shkjau

6 Korrik 2020, 07:38, Sociale CNA
Humbi betejën me Covid/ Manastirliu shpreh ngushëllimet për

Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut Hysni Shkjaut.

Manastirliu thotë Dr. Hysniu nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv.

?Më trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta këtë mëngjes e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të përkushtuar, që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda për asnjë ditë nga banorët e komunitetit në zonën e Qafë-Malit në Pukë!
Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për kolegët, për banorët e zonës së Pukës, ku shërbeu për 40 vite me përkushtim e profesionalizëm. Dr. Hysniu nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve! U prehsh në paqe doktor Hysniu!?, shkruan Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga