LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb betejën me Covid/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori i njohur

6 Korrik 2020, 08:56, Aktualitet CNA
Humb betejën me Covid/ Ndahet nga jeta në moshën

Humb betejën me koronavirusin aktori Nick Cordero i cili ka qëndruar rreth një muaj në kujdes intesiv.

41-vjeçari humbi jetën ditën e diel dhe lajmin e ka dhënë vetë gruaja e tij, Amanda Kloots përmes një postimi në ?Instagram?.

?Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë?, shkruante ajo.

Kloots ka treguar se burri i saj ka luftuar me Covid-19 për 95 ditë, ku gjatë kësaj periudhe kishte pësuar mini-sulme dhe këmbën e djathtë e kishte amputuar për shkak të mpiksjes së gjakut.

Nick Cordero ka qenë i nominuar për çmimin Toni për rolin që kishte në filmin?Bullets Over Broadway?. Ai njihet gjithashtu edhe për rolet në ?Waitress? dhe ?A Bronx Tale?./CNA.al

Lajmet e fundit nga