LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapja e PD-së, Rakipi: Është shumë e mirë si ëndërr, por Basha nuk është konkret

6 Korrik 2020, 19:00, Politikë CNA
Hapja e PD-së, Rakipi: Është shumë e mirë si

Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi thotë se përtej përpjekjes së PD-së për t?u hapur për hyrje të reja në prag të fushatës së zgjedhjeve, më e rëndësishme është hapja e programit.

Në emisionin ?Në fokus?, në TvT, Rakipi tha se PD nuk ka ende një plan konkret për hapjen.

?Nuk është e qartë kjo hapje. Hapja e një force politike së pari është hapje programore. Ka dilema pse do të hapet, pse nuk është hapur gjatë gjithë kësaj kohe. Janë dy mandate të Ramës dhe nuk ka ndodhur në Shqipëri të qeveriset me dy mandate të plota. Forca që është në pushtet kërkon një mandat të tretë. Opozita kërkon të hapet. Ka shumë dilema pse u mbyll?, tha Rakipi.

Sipas tij, Basha dhe emra të tjerë të PD-së duhet të jenë më të qartë në lidhje me procesin e hapjes.

?Është shumë e mirë si ëndërr, por nuk është konkrete, nuk thuhet çfarë do të bëhet. Ka një gjë. Sa herë vijnë zgjedhjet, thonë do të bëhen hapje. Basha dhe eksponentët e kësaj partie duhet të shpjegojnë çfarë është ky proces dhe çfarë do të ndryshojë?, tha ai.

Lajmet e fundit nga