Nuk kishte dorëzuar deklarimin e pasurisë/ Shkarkohet nga detyra gjyqtarja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtarja Alkelina Gazidede e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të martën më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo.
Alkelina Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alkelina Gazidede nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Gazidede zotëronte pasuri familjare me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me tetë herë, duke kapur vlerën e 24.6 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet nga pasuri të paluajtshme me vlerë 10.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 11.6 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 270 mijë lekë. Familjarët e gjyqtares zotërojnë gjithashtu aksione me vlerë 100 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 44.5 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 32% në buxhetin e të ardhurave, ndërsa pagat e familjarëve zënë 31%. Të ardhurat e siguruara nga biznesi i familjarëve janë në masën 16%, ndërsa të ardhurat nga qiratë përbëjnë rreth 9% të totalit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Alkelina Gazidede, dy deklarata rezultojnë me probleme.
Gjyqtarja Alkelina Gazidede rezulton me balanca negative të pasurisë për vitet 2010 dhe 2016, duke mos justifikuar me burimet e deklaruara shtesat e aseteve në këto vite. Në vitin 2010, diferenca është 336 mijë lekë, ndërsa për vitin 2016 shënohet një diferencë e vogël prej 23 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si ?flamur të kuq? procedurat e paqarta për ndërtimin e një shtëpie dhe më pas legalizimin e saj. Në vitin 2004, subjekti deklaron ndërtimin e një shtese kati me vlerë 11 mijë euro mbi shtëpinë ekzistuese, ndërsa në vitin 2006 deklaron shtesën e një papafingoje të palegalizuar. Në deklarim nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me të njëjtën shtesë të deklaruar në vitin 2004 apo me shtesë të re pasurie.
Lidhur me shtëpinë, gjyqtarja deklaron gjithashtu se ka blerë truallin nga ALUIZN-i në vitin 2010, ndërsa në vitin 2011 ka përfunduar procesi i legalizimit të pronës.
Një tjetër ?flamur i kuq? i identifikuar lidhet me huamarrjet e bashkëshortit të subjektit në vlerat 7 mijë euro dhe 3.6 milionë lekë gjatë periudhës deklaruese.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, po zhvillon...
Albana Shtylla është zgjedhur në krye të Kolegjit të Posaçëm...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot disa vendime ...
Në një kohë kur mungon ende ngritje e Byrosë Kombëtare të He...
Një tjetër rast hakmarrje duket se ka sjellë përplasje mes p...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka vendosur shkarkimin nga...
Gjyqtarja e gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari k...
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot p...
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, ka dalë sot ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu kanë krijuar shoqatën “Dr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kofirmuar në detyrë pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Një kallëzim është bërë për anëtaren e Komisionit të Pavarur...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...