LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gënjeshtar, o gënjeshtar të morën poturet zjarr”/ Deputeti “shpërthen” kundër Ramës

6 Korrik 2020, 07:29, Politikë CNA
“Gënjeshtar, o gënjeshtar të morën poturet

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi e krahason Ramën me ?Mbretin lakuriq?.

Gjithashtu, Maliqi e akuzon Ramën për mashtrim dhe tradhëti.

?Karnavali Rilindas ne qiellin e shtatë me aktrim, mashtrim e tradhti? Një thënie e vjetër angleze (mqse Ramziu dhe Vuçiç kishin këshilltar ish Kryeministrin Anglez Tony Blair për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi në bashkëpunim me Thaçin) për mashtruesit thotë; Liar Liar pants on fire; duket se i përshtatet E(d)Rames ne shqip; gënjeshtar o gënjeshtar të morën poturet zjarr.
Karnavali Rilindas, me poturet magjepsëse, Tepsinë, timonin, premtimet për legalizime dhe shëndetësi falas, rend për 100 ditë, 300 mijë vende pune, rritje pagash, investime, ulje taksash etj, u duk ne fillimet e veta më modern se edhe vetë aparencat e tij. Por si tek përralla e Andërsenit; mbreti lakuriq, poturet nuk i sollën fat?

Shpopullimi, varfëria, pasiguria, papunësia, krimi, korrupsioni, droga, babëzia, zaptimi i institucioneve, zgjedhjet moniste lokale, vendi pa gjykatë kushtetuese dhe të lartë, përçarja e shqiptarëve, studenteve, artistëve, gazetarëve, burgosja e te varfërve, rritja e taksave, dyfishimi i borxhit publik, paniku, terrori në popull, parlamenti i kapur, shembja e Teatrit Kombëtar, pasurimi i Oligarkëve e bandave, shthurja dhe amoraliteti qeveritar dhe i administratës Rilindase, u shoqëruan nga vjedhjet e ikonave, milionat e eurove, qejfet, mëkatet, mallkimet, tradhtia, pabesia, amoraliteti, mosmirënjohja dhe aktrimi i pështirë. Qesh gruaja e Bilalit edhe pak, vishu si karnaval, hiqu si Sulltan, ëndërro të bëhesh Titan por përfundimin do e kesh si hajvan. Në fund të përrallës mbreti bridhte lakuriq dhe u bë gazi botës, tëpkë si hajvani ynë.?-shkruan deputeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga