LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj, ky zdroms antishqiptar

6 Korrik 2020, 12:00, Opinione CNA
Erion Veliaj, ky zdroms antishqiptar

?U bëra burrë në Kosovë?, deklaronte ndër të tjera pak ditë më parë Erion Veliaj përballë Avdullah Hotit, kryeministrit të ri të Kosovës.

Një togfjalësh që ngjason me ato gjëra që thuhen për të kapur vëmendjen e mediave, për t?i dhënë një titull një takimi rutinor, në kërkim të klikimeve.

Megjithatë, ndonëse pakkush e mban mend sot, Veliaj ka një damkë mjaft të zezë në lidhje me Kosovën, e cila krijon një kërcitje të fortë kur nga pozitat e kryebashkiakut kërkon të krijojë një narrativë eklipsuese për sa ka shkruar vite më parë në një media ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për shkrimin e publikuar në qershor të 2007-ës në HUFFINGTON POST, me titullin ?Uashingtoni nuk duhet të mashtrohet nga mirëseardhja euforike e Shqipërisë ndaj Presidentit Bush?. Një filipikë e gjatë antiberishiste në të cilën, për qëllime ekskluzivisht politike, u tregua i gatshëm të hedhë baltë mbi vendin e tij, vetëm për të nxirë imazhin ndërkombëtar të një qeverie që kishte vetëm dy vite në pushtet.

Buzëvrer nga vizita historike e presidentit Bush në Shqipëri, ndër paturpësi të tjera, Veliaj do t?i portretizonte pasojat e ngjarjeve të ?97-ës në vendin tonë si shkaku i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me fjalë që paçka se të shkruara në anglisht, kanë dalë nga pena e një shqiptari: ?Shumë nga këto armë në njëfarë mënyre gjetën rrugën për të kaluar në Kosovë, duke provokuar një tjetër luftë në ish-Jugosllavi, e cila u detyrua të ndalohet nga ndërhyrja 45-miliardëshe e NATO-s, e cila ishte pikërisht ajo që SHBA dëshironin të evitonin?, shkruante ?mjaft-isti? pak pas largimit të ?Air Force One? nga aeroporti i Rinasit.

Ky përshkrim i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili i vendos një kosto ekonomike çlirimit të shqiptarëve përtej Morinës (45 miliardë euro), dhe e cilëson si një ndërhyrje në ish-Jugosllavi dhe pasojë e armëve që mbërritën nga Shqipëria, por jo si një luftë që nisi nga nevoja e një populli për të shpëtuar nga gjenocidi i Milosheviçit, nuk mund të ketë një emërtim tjetër përveçse antishqiptar. Sepse vetëm një ?zdroms?, përnjëmend i tillë, mund të përdorë një retorikë që përkon me atë të kundërshtuesve të luftës, vetëm për të goditur politikisht një kundërshtar politik.

Sigurisht poshtërsitë gojore të Veliajt nuk kanë sosur as më vonë. Ndonëse e pakrahasueshme me shkrimin e HUFFINGTON POST, po aq e poshtër është edhe ngjarja e vitit 2011, në qendër të së cilës u vendos Griselda Roshi, ish-gruaja e Elvis apo Ervin Roshit.

Një trillim i paprecedentë, në të cilin Erion Veliaj, që kishte zhveshur teshat e kampionit të shoqërisë civile dhe ishte promovuar anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste, mashtronte ndërkombëtarët me një rrëmbim të sajuar.

Fëlligështia e ish-nëntëdhjetë e nëntëshit, në gjuhën angleze, ka rezistuar në arkivat digjitale:

?Miq, Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kryeqytetit).

Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve.

Gjatë fushatës elektorale, z. Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore?

Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t?ju japim nesër.?

Një sajesë që nuk e bëri kurrë Veliajn të skuqej. Sidoqoftë, këto fjalë mbeten dëshmi e zellit të një personazhi që ka përdorur kësi mjetesh, pra edhe në dëm të imazhit të Shqipërisë, vetëm në funksion të karrierës së tij politike, pa u shqetësuar për pasojat.

Sot, nga zyra e fituar në një ?garë? nga e cila partia e dytë dolën fletët e pavlefshme me mbishkrime përçmuese për Veliaj, vijon të surprizojë me aftësinë për të mos e njohur turpin që prodhojnë veprimet e tij të pandershme dhe të pahijshme.

Atij i mjafton që ato të jenë në shërbim të tutorit të tij politik, me të cilin betonizoi edhe më tej Tiranën, vetëm në vitin 2019 sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi sipas INSTAT ishte rreth 1.5 milionë metra katror, dhe shkatërroi në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme Teatrin Kombëtar.

Duke dëshmuar se pas gjithë atij investimi shoqëror rreth lëvizjes së tij, Veliaj është i vetmi që nuk e njeh fjalën ?MJAFT?./Mapo.al

Lajmet e fundit nga