Connect with Us

Deklarata e ish-këshilltarit të Trump/ Ngjela: Historia e tradhtisë shqiptare po përsërit vetveten

Opinione

Deklarata e ish-këshilltarit të Trump/ Ngjela: Historia e tradhtisë shqiptare po përsërit vetveten

Publikuar

-

Deklarata tronditëse e ish-këshilltarit të Trump/ Ngjela: Historia e tradhëtisë shqiptare po përsërit vetveten

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me deklaratën e ish këshilltarit për Sigurimin Kombëtar të presidentit Trump në Uashington, John Bolton, i cili tha seHashim Thaçi, ka pasur si qëllim t’i jepte Serbisë territorin shqiptar më cilësor, Mitrovicën.

Me tone të ashpra Ngjela shkruan se netëm një injorant që nuk e njeh historinë e dhimbshme të Shqipërisë mund ta bënte këtë veprim ultra antikombëtar.

Sipas tij, ky është një fakt që tregon qartë se historia e gjatë e tradhëtisë shqiptare po përsërit vetveten.

Analiza e plotë

Ish këshilltari për Sigurimin Kombëtar i presidentit Trump në Uashington, John Bolton, deklaroi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur si qëllim t’i jepte Serbisë territorin shqiptar më cilësor: Mitrovicën.
Vetëm një injorant që nuk e njeh historinë e dhimbshme të Shqipërisë mund ta bënte këtë veprim ultra antikombëtar. Ky tani është një fakt që tregon qartë se historia e gjatë e tradhëtisë shqiptare po përsërit vetveten.

l.
Ka njëqind vjet tani që Shqipëria dhe shqiptarët përplasen dhe janë në mbijetesë si pësojë e fenomenit që e ka emrin Esad Pashë Toptani: tradhëti kombëtarë për lëshimin e territoreve shqiptare Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Duhet të theksojmë se një gjë është fakt historik: pa territoret e pushtuara të etnisë shqiptare, që është etnia më e madhe dhe më e vjetër e Gadishullit e Ilirik, sot nuk do të kishte as Serbi, as Greqi, dhe as Mal të Zi, me këtë territor që kanë. Të tre këta shtete aktualisht do të ishin vetëm tri principata të vogla.

Por sot, për historinë e Shqipërisë, gjithçka është e qartë. Historia e vërtetë e Shqipërisë, që nga viti 1878, ka qenë një agresion i hapur sllavo-grek antishqiptar për marrje territoresh shqiptare, por, ka pasur edhe prijës shqiptarë të shitur që iu kanë dhënë pushtuesëve territore të gjera të Shqipërisë. Dhe, për shqiptarët, e gjitha kjo ishte thjesht një histori e gjatë mbijetese, derisa doli në skenë Austro-Hungaria në fillim të shekullit të XX-të, dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës në vitin 1920, në vitin 1961 dhe në vitin 1991 e në vazhdimësi, në mbrojtje të hapura të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, sot, historia e Shqipërisë ka hyrë në hullinë reale të historisë së vet etnike, për të rikrijuar realisht vetveten: duke kaluar nga mbijetesa, në një jetësim normal panetnik.

Veçse, pikërisht në këtë moment historik, duhet vënë në dukje se, fqinjët pushtues, janë hedhur në sulm për të blerë me çdo çmim krerët e politikës shqiptare.

ll.
A do të formohet tani Shqipëria etnike me dy shtete shqiptarë Shqipëri, Kosovë, dhe një të tretë që po rilind si shtet shqiptar: Maqedonia e Veriut? Kjo nuk ka dyshim që shpejt do të vijë, por, pikërisht këtu, tani ka dalë sërish në skenë tradhëtia kombëtare e krerëve të politikës këmbëtare, në të dy shtetet shqiptarë në Ballkanin Perëndimor: edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Mitrovica “mollë” lufte

Mu për këtë shkak, në këto momente del kjo pyetje që ka rëndësi historike për Shqipërinë: a do të vijojnë pasardhësit e Esad Toptanit në Prishtinë, të qëndrojnë në pushtet edhe pas deklarimit të John Bolton-it, i cili para tri ditësh na dha provën direkte se Hashim Thaçi, në bashkëpunimin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kanë bërë pazarin e shëmtuar të shkëmbimit të territoreve në dëm të Kosovës?

Po, cilat kanë qenë territoret e rrezikuara që do t’i jepeshin Serbisë?
Tani është e ditur se territori që do t’i jepej Serbisë në shkëmbim të njohjes së Kosovës, ka qenë Mitrovica.
Domethënë, gjithçka do të shkonte te kërkesa e Sllobodan Millosheviçit. (!)

Por, a mund të arrihej kjo realisht? Për të shiturit e Kosoves, kjo ishte e realizueshme. A kemi ndonjë test për këtë? Po, kemi 82 deputetët që rrëzuan qeverinë Kurti. E gjithë shpresa e Thaçit dhe e Vuçiçit, kanë qenë këta.
Por, në rrëzimin e qeverisë Kurti mori pjesë influencive edhe politika amerikane me përfaqësuesin presidencial Richard Grenell.
Nuk ka shumë problem kjo, se tradhëtia kombëtare është kryer nga Hashim Thaçi. Politika amerikane u shpreh se “nuk ka qenë për shkëmbim territoresh”. E vetmja gjë e ngjashme me historinë e tradhëtisë kombëtare në Shqipëri, ka qenë fshehtësia e Traktatit të Londres më 1915 e kërkuar nga fuqitë e mëdha – Francë- Rusi. Me këtë filozofi ata e firmosën Traktatin e Fshehtë të Londrës më 15 prill 1915, dhe në letër e zhdukën pavarësinë territoriale të Shtetit Shqiprar.

Por, marrëveshjen e Traktatit të Fshehtë të Londrës për ndarjen e Shqipërise midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë e kishte bërë Esad Toptani; dhe dihet se, pikërisht për këtë, ky iku si “qeni në vreshtë”, i vrarë nga patriotizmi shqiptar. Kurse Rusinë, në vitin 1917 e pushtuan bolshevikët, dhe në vitin 1920, presidenti i Amerikës, Ëillson, vendosi veton në favor të Shqipërisë, duke e grisur botërisht Traktatin e Fshehtë të Londrës.

lll.
Po tani që plasi skandali Thaçi, çfarë do të ndodhë? A kemi një ngjashëri historike me Traktatin e Londrës? Po kemi: fshehtësia e Thaçit është e barabartë me fshehtësinë e Traktatit të Londrës.
Asgjë e veçantë: tradhëtia duhet të gjykohet penalish, sepse çështja e ndjeshme shqiptare është dhënia e Mitrovicës Serbisë me tradhëti kombëtare. Dhe kjo sigurisht që do të hetohet.

Tani dëshmia është dhënë nga ish këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në funksion të kësaj dëshmie, prokuroria e Kosovës duhet të ngrerë akuzën kundër Hashim Thaçit për tradhëti kombëtare, sepse dëshmia e Boltonit është shumë e fortë për të pasur bazën juridikë të ngritjes së kësaj akuze, dhe, Parlamenti i Kosovës duhet të votojë arrestimin e presidenti Hashim Thaçi për tradhëti kombëtare.

Të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet. Domethënë, cila do të jetë më efikase për arrestimin e Thaçit, akuza e Hagës apo akuza e Prokurorisë së Prishtinës?

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Në djall Maradona/ Po na vdesin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh

Publikuar

-

Nga

Në djall Maradona/ Po na vdesin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh

Nga Çlirim Gjata

Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak të covid-19 dy mjekë dhe një pedagoge. Media po çahet për vdekjen e Maradonës. Në djall Maradona! Po na ikin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh.

E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një drogaxhi i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros.
Ndërsa sot humbi luftën me virusin një doktor i mrekullueshëm, doktor Nini. E kam njohur më pak, sepse më shumë kam njohur prindërit e tij të urtë. Dy juristë me të cilët kam punuar e që shquanin me qytetarinë e tyre.

Po kështu edhe doktor Ibrahimi nga Dibra. Çfarë burri! I jashtëzakonshëm! Me aq pak sa kam ndenjur me doktor Ibrahimin, të lë kaq shumë keqardhje.
Po kështu edhe zysh Kozeta. Në protestën e Teatrit më ra rasti ta njoh. Ajo që binte në sy ishte optimizmi i saj, që rrallë gjëndet ndër shqiptarë.
A thua covid po merr veç njerëz të mirë, apo na duket ne, se nuk po kalon nga vatha e dreqit? Në raste tilla bestytnia bën të vetën.

LEXO EDHE:  E vërteta e takimit me kancelaren Merkel/ Presidenti Thaçi nuk tha realitetin

LEXO EDHE:  Pasojat që mund të ketë Serbia nëse nuk pranon planin amerikan për Kosovën

Po qeveria ku është? – pyesim si ai fëmija në fund të përrallës për kafshën e frikshme të papërmendur. Qeveria dërgon ansamblin popullor poshtë dritareve të covid të kërcejë. Ose më mirë të themi, po hedh valle para të vdekurve.

Ndërsa për Maradonën do mbahen minutat hipokrite të heshtjes, në ndeshjet me stadiume bosh, për këta njerëz nuk do të ketë heshtje publike. Ne nuk ju shkojmë dot në varrim, as për një kafë në shpi, të shoqëruar me “të rroni e ta kujtoni” nuk mundemi. Çfarë smundje e mallkuar.
Por, do të kenë kujtimet tona, që zgjasin po aq sa ne e përtej nesh. Këta njerëz e shumë të tjerë si këta, kanë zënë vend në memorje dhe kjo ka vlerë më shumë se gjithë heshtja e botës. Do luftojmë kundër kësaj sëmundjeje; do rrojmë dhe ti kujtojmë të gjithë të humburit tanë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Virusi dhe Shqiperia

Publikuar

-

Nga

Nga Klodia Tomori/ Gënjshtra e qeverisë me pandeminë

Nje nga menyrat me te mira per te pare se si po e godet virusi Shqiperine eshte te krahasosh rritjen e vdekshmerise totale krahasuar me mesataren e 5 viteve te fundit. Thjesht krahasimi i vdekjeve qe raportohen per shkak te Covid ne shume raste mund te jete keqorientues, pasi vende te ndryshme kane protokolle te ndryshme.

Ky grafiku tregon rritjen e vdekshmerise ne 9 mujorin e pare te ketij vitit krahasuar me mesataren e 2015-2019 per Shqiperine dhe vendet me te prekura nga pandemia ne Europe.

Sic duket qarte te gjitha vendet kane rritje te vdekshmerise totale kete vit, qe varion nga 4.7 per qind ne Suedi deri ne 12.9 per qind ne Britani.

Shqiperia nuk eshte shume larg prej tyre. Ne nente muajt e pare te vitit, numri i vdekjeve sipas INSTAT ishte 5.6 per qind me i larte se mesatarja e 5 viteve te fundit. Kjo e con Shqiperine afer Frances me 6.2 per qind dhe madje edhe afer Italise, ku numri i vdekjeve eshte 8.6 per qind me i larte se mesatarja 5 vjecare. (Per Italine te dhenat jane te disponueshme vetem per tetemujorin, pra deri ne fund te gushtit)

LEXO EDHE:  Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Mitrovica “mollë” lufte

LEXO EDHE:  E refuzoi dy herë/ Thaçi i bën ftesën e tretë Kurtit për takim

Problemi me Shqiperine eshte se pandemia ka qene me agresive ne dy muajt e fundit, tetor dhe nentor, jo vetem me rritjen e te prekurve, por edhe ne termat e vdekshmerise. Gjasat jane qe rritja vjetore e vdekshmerise do te jete me e larte se sa 5.6 per qind qe rezulton ne nente muajt e pare, qe do te thote se Shqiperia nuk hyn tek vendet e goditura pak nga virusi. Prekundrazi. Vdekshmeria totale ne Shqiperi eshte rritur thuajse me te njejtat ritme si ne vendet me te prekura te Europes.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Publikuar

-

Nga

Nga Andi Bushati/ Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Në disa nga debatet e mbrëmjes të së hënës që arrita të ndjek më bëri përshtypje një fenomen që riprodhohej si me regji.

Ndërsa përfaqësuesit e opozitës e përsërisnin deri në kompleks, se akuza e tyre për fshehjen e numrit të vdekjeve nga Covid- 19 nuk binte mbi mjekët, por mbi zyrtarët e qeverisë, këta të fundit i hidheshin në fyt me dredhinë standarte, se po njollosin bluzat e bardha.

Pra, skenari ishte ngado i njëjtë. Atyre që u kërkohej llogari përse nuk kishin raportuar përpara publikut, as gjysmën e 1200 personave që, në këto nëntë muaj, kanë humbur jetën nga pandemia, përdorinin si mburojë mjekët dhe fshiheshin pas mantelit të tyre.
Nga ky pozicion vinin pastaj me radhë të gjitha etiketimet për përfitimet politike nga fatkeqësia, për lojën makabre me humbjen e jetëve, për mosbesimin tek profesionistët, për aleancë me armikun e padukshëm, etj.

Natyrisht, fakti se është qeveria ajo që ka vendosur ta lërë mbi profesionistët e shëndetësisë barrën e manipulimit propogandistik të shifrave, nuk i bën ata të paprekshëm. Në këtë debat togfjalëshat “heronjtë tanë”, “luftëtarët e frontit të parë të betejës”, nuk prezumojnë automatikisht, se ata janë kriteri i së vërtetës.

Në Shqipëri shprehja me guxim e mendimit të pavarur të profesionistëve mbetet një mision i pamundur. E këtu nuk kanë pse bëjnë përjashtim as mjekët.

Në një mjedis, ku policët fshehin dokumentat e interpolit për të mbrojtur deputetët që votojnë pro kryeministrit, ku inxhinjerët dhe arkitektët nëshkruajnë ekspertiza se teatri do shembej me tërmetin më të parë, ku arsimtarët e Dibrës i nënshtrohen presionit për shitben e votës tek ai që i ka dhënë vendin e punës, ku prokurorët nuk hetojnë dot trafikantët dhe gjykatësit lirojnë kriminelët e lidhur me pushtetin, bluzat e bardha e kanë të vështirë të sillen ndryshe.

Kush do të bindet e ka tejet flagrant një shembull të disa viteve më parë. A nuk ishin mjekë ata dy ditëzinjtë, që thanë me gojën plot nën presionin e tmershëm të pushtetit, se viktimat e 21 janarit ishin vrarë nga afër, pra nga vetë protestuesit, ndonëse më vonë rrezultoi krejtësisht e kundërta? A nuk e vunë ata politikën mbi profesionin? A nuk gënjyen harbutshe të thyer nga makineria manipulative e qeverisë?

Pra nën trysninë e regjimeve autokratike edhe për ata që kanë bërë betimin e Hipokratit, nuk është e lëhtë të sillen me ndershmëri dhe profesionalitet.

LEXO EDHE:  Lihet i lirë shefi i Kardiologjisë në Shkodër/ Gjykata: Arrestimi i paligjshëm

LEXO EDHE:  Intervista e Fabian Topollaj/Ju tregoj pse Basha nuk çoi në gjykatë Erjon Veliaj

Pikërisht kjo po ndodh edhe sot me trupën e mjekëve. Ata e kanë pothuajse të pamundur, në kushtet e sakrificës sublime, të mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të përballur pandeminë, që të kenë dhe ndershmërinë qytetare edhe guximin intelektual dhe fuqinë profesionale për të çmontuar manipulimin e qeverisë.

Ndonëse në kartelat mortore ata e shkruajnë si duhet shkakun e humbjes së jetës, ata nuk kanë forcën të ngrenë zërin, kur një i vdekur në brendësi të spitaleve Covid, nuk llogaritet si viktimë e pandemisë.
Ndonëse janë të informuar me atë që ndodh kudo në botë, ata e pranojnë që në këtë vend të mos ketë një protokoll të qartë zyrtar, se cilat jetë do të quhen si të humbura nga Covid-19.

Ndonëse i kanë lexuar rekomandimet e OBSh, ata qëndrojnë gojëkyçur para llogarive manipulative të qeverisë.

Pikërisht nga ky kolaboracionizëm përfiton rilindja, për të fshehur shifrat që i duhen për të thënë se nën udhëheqjen e Edi Ramës, “ne jemi edhe më mirë se Italia dhe Gjermania në përballimin e pandemisë”.

Pikërisht se ata pranojnë primatin e pushtetit politik mbi të vërtetën shkencore, ne gjendemi në pikën ku deklarojmë diçka më shumë se 500 vdekje, kur nga spitalet eksluzivisht Covid kanë dalë dyfishi i kufomave.

Dhe ngaqë ndodh kështu, zyrtarët e qeverisë marin guximin, që kur akuzohen se fshehin shifrat e vdekjeve, të futen poshtë përparses së mjekëve. Ashtu siç ndodhi në emisionet e së hënës në mbrëmje, gjatë të cilëve opozita vinte gishtin mbi Ramën, ndërsa mbrojtësit e tij ia kthenin se po përdhoseshin bluzat e bardha.

LEXO TE PLOTE