LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besnik Mustafaj tregon bisedat me Bashën/ Rikthimi i të larguarve nga PD, jo për ofiqe por për hapje gare

6 Korrik 2020, 15:38, Politikë CNA
Besnik Mustafaj tregon bisedat me Bashën/ Rikthimi i të larguarve nga

Besnik Mustafaj ka folur për hapjen e Partisë Demokratike duke zbuluar edhe disa biseda personale me kreun e PD, Lulzim Basha lidhur me këtë proces. Mustafaj shprehet “News24” se prirja e kreut të PD, është të hapë garën për deputetë, por jo që të larguarve t?u bëjë dhurata si vende në parlament apo poste në qeveri.

Ai shton se cilido i larguar, që pas ikjes nga PD ka shkuar në parti tjetër apo ka krijuar parti të re është i ftuar të garojë në PD, duke fituar besimin e demokratëve dhe jo duke kandiduar pa garë. Mustafaj shpreson që procesi i hapjes në PD të marrë formë  deri në shtator.

Ka një konfuzion sa i përket termit hapje. Unë jam anëtar dhe nuk jam larguar për shembull asnjëherë. Në asnjë rrethanë shumë persona nuk janë larguar drejt një force tjetër. Ftesa është për një aktivizim më të madh. Personalisht mua po, por unë kam qenë më pranë me PD, kontaktet nuk i kam humbur, dhe jam takuar me Bashën, edhe kur kam qenë në kritikat e mia më të forta. Hapja është për ata që kanë shkuar në parti të tjera, dhe kanë krijuar parti të tjera. E ngjashme me atë të 2004. Në këtë kuptim kuptoj se ka një vullnet real për të bashkuar energjit ë opozitare. Flitet dhe për KOP-i 2. Krijimi i një strukture 2 Ad- Hoc. PD në platformën e saj duhet të nënkuptojë çdo të thotë hapje. Nuk them dot që është proces i vonshëm apo jo. Besoj që deri në shtator të kristalizohet. Shoh një shqetësim, se këta njerëz të kthehen në PD për t?u futur në parlament dhe për të zënë pozicione.

Në bisedën me Bashën, nuk e kam vënë këtë lloj prirje. Basha ka prirjen për të hapur garën, por jo për dhurata apo për t?iu dhënë poste.?- tha ndër të tjera Mustafaj.

Lajmet e fundit nga