LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmi!/ Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike

6 Korrik 2020, 14:51, Kosova & Bota CNA
Alarmi!/ Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike

Autoritetet në rajonin verior kinez të Inner Mongolias janë vënë në alarm pas zbulimit të një rasti të dyshuar si murtajë bubonike, sëmundja shkaktare e pandemisë që të gjithë e njohin si ? Vdekja e Zezë?.

Sipas CNN, i infektuari u gjet në qytetin e Bajanurit, të ndodhur në veriperëndim të Pekinit. Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës. Ky paralajmërim, sipas CNN që citon agjensinë kineze të lajmeve, Xinhua, do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit.

Murtaja, e shkaktuar prej baktereve që përcillen nga pickimi i pleshtave dhe kafshëve të infektuara, është një prej infeksioneve më vdekjeprurëse bakteriale në të gjithë historinë e njerëzimit. Në Mesjetë, ?Vdekja e Zezë? mendohet të ketë marrë 50 milionë jetë njerëzish në Europë.

Murtaja bubonike, që është një prej tre formave të sëmundjes, shkakton enjtje të dhimbshme të gjendrave limfatike, ethe e kollë të fortë.
Autoritetet shëndetësore të Bajanurit i kanë kërkuar popullatës të marrin masa shtesë për të minimizuar përhapjen e sëmundjes dhe të shmangin ngrënien e kafshëve së mund të shkaktojnë infeksion.

Po kështu banorëve u është thënë të raportojnë menjëherë zyrtarët nëse gjejnë marmota të sëmurë apo të ngordhura, një lloj ketri ky, mishi i të cilit konsumohet në disa pjesë të Kinës dhe Mongoli, që janë pllakosur historikisht nga shpërthime të murtajës./CNA.al

Lajmet e fundit nga