LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Qafë-Kashar/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë

6 Korrik 2020, 18:05, Kronika CNA
Aksident në Qafë-Kashar/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të Rinasit ku një automjet ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë.

Sipasojë , ka mbetur e plagosur pasagjerja që ndodhej në autmjet, shtetësja me inicialet T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

?Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet, shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.?, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

Lajmet e fundit nga