LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot mbyllet gara për rektorin në Universitetin e Tiranës/ Ja kush janë tre kandidatët që synojnë postin

5 Korrik 2020, 08:34, Sociale CNA
Sot mbyllet gara për rektorin në Universitetin e Tiranës/ Ja kush

Pak orë na ndajnë nga mbyllja e aplikimeve për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës dhe deri më tani kanë apikuar tre kandidatë.

Kryetarja e KIZ, Majlinda Keta tregon se konkretisht për postin e rektorit kanë kandiduar Artan Hoxha nga Fakulteti i Drejtësisë, Mimoza Hiafizi nga Shkencat e Natyrës dhe Kozeta Sevrani nga Fakulteti Ekonomik.

Ndërkohë, deri më sot kanë aplikuar gjithashtu 70 persona për tu bërë anëtarë senati në Universitetin e Tiranës.

Kujtojmë se aplikantët mund të paraqisin kandidaturën e tyre deri në orën 16:00 të ditës së sotme, ndërsa emri i fituesit do të zbulohet më 30 korrik./ CNA.al

Lajmet e fundit nga