LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shkëmbimin e territoreve e kërkoi Thaçi e Vuçiç”/ Berisha pas deklaratës së Bolton: Ata që nuk e kanë të qartë...

5 Korrik 2020, 11:58, Politikë CNA
“Shkëmbimin e territoreve e kërkoi Thaçi e

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme për shkëmbimin e territoreve të Kosovës.

Bolton tha se shkëmbimin e territoreve e kërkoi presidenti i Kosovës Hashim Thaçin dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

?Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar?, deklaroi ai për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se kjo është prova për ata që nuk e kanë të qartë pse ka ngritur gjithmonë akuza ndaj Thaçit.

?Miq, po e postoj për ata që nuk kanë të qartë se pse aktakuza për Miladinin shqipfolës shpërfytyroi Zografin Bis dhe pse ajo aktakuzë ishte shpëtimtare për Kosovën dhe kombin shqiptar?, shkruan Berisha në rjete sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga