LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama paralajmëron bizneset/ “Do gjobitet ose mbyllet kush nuk respekton masat”

5 Korrik 2020, 13:05, Sociale CNA
Rama paralajmëron bizneset/ “Do gjobitet ose mbyllet kush nuk

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video nga kontrollet e Task Forcës në terren, për respektimin e masave që parandalojnë përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka paralajmëruar bizneset se kush nuk repekton masat do të gjobitet, do t?i mbyllet aktiviteti ose do të ndiqet penalisht.

?Task-Forca çdo ditë në terren për zbatimin e masave antiCOVID në aktivitetet e biznesit. Maska e detyrueshme në shërbim, respektimi i distancave dhe higjiena janë elementë të domosdoshëm për t?u zbatuar nga çdo subjekt.

Gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve!?, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga