LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti nuk favorizon pushuesit/ Priten reshje në jug të vendit

5 Korrik 2020, 06:05, Sociale CNA
Moti nuk favorizon pushuesit/ Priten reshje në jug të vendit

Dita e sotme parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites, fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 15m/s.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës.

Më konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore 15°C deri në 30°C

zonat e ulëta 17°C deri në 33°C

zonat bregdetare 18°C deri në 33°C/ CNA.al

Lajmet e fundit nga