LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Larg njëri-tjetrit/ Me foton romantike Arbana Osmani i shpreh dashurinë Eduart Grishajt

5 Korrik 2020, 10:35, Lifestyle CNA
Larg njëri-tjetrit/ Me foton romantike Arbana Osmani i shpreh

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar.

Teksa Arbana po pushon së bashku me djalin e saj Jonin në bregdet,  Eduart Grishaj së bashku me miqtë e tij ndodhet në Shkodër, ku po eksploron bukuritë natyrore me biçikletë.

Duket se moderatorja nuk është mësuar të qëndrojë shumë larg tij, dhe mungesën e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instastoryn e saj.

Teksa ka publikuar një foto shumë romantike me detin dhe hënën në sfond, krahas fotos shkruan ?Më mungon zemër?.

Kujtojmë se Arbana dhe Eduarti janë në pritje të një fëmije, gjinia e të cilit thuhet se është djalë, por çifti ende nuk e ka zbuluar këtë detaj për publikun.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga