LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-trajneri i Realit dhe Barazilit rezulton pozitiv me Koronavirus. Zbulohet gjendja e tij

5 Korrik 2020, 13:47, Sport CNA
Ish-trajneri i Realit dhe Barazilit rezulton pozitiv me Koronavirus. Zbulohet

Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit Vanderlei Luksemburgo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. 68-vjeçari brazilian zbuloi lajmin në rrjetet sociale duke pranuar se është ?asimptomatik dhe se po vëzhgohet nga mjekët?.

?Rezultova pozitiv me koronavirus. Jam izoluar në shtëpinë time, por jam asimptomatik dhe jam mirë. Nuk kam dhimbje dhe jam nën kujdesin e doktorëve?, rrëfeu Luksemburgo.

Luksemburgo ka drejtuar në karrierë shumë skuadra braziliane. Pas Botërorit 1998, ai komandoi Brazilin në fitoren e Kupës së Amerikës në vitin 1999.

Ndërkohë, Luksemburgo stërviti dhe Real Madridin në vitin 2005-2006, vit i përfundimit të epokës së ?Galaktikëve?.

Lajmet e fundit nga