LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjenden fidanë kanabis në Berat/ Arrestohet kultivuesi, procedohen inxhinieri i pyjeve dhe kryeplaku

5 Korrik 2020, 08:11, Kronika CNA
Gjenden fidanë kanabis në Berat/ Arrestohet kultivuesi, procedohen

Policia ka goditur një tentativë për kultivim të bimëve narkotike dhe ka vënë në pranga një 45-vjeçar në Berat.

Blutë kanë konstatuar të kultivuar disa fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Gjoroven dhe Veleshnje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin R. V., 45 vjeç, banues në Gjoroven.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Uznovë, me detyrë inxhinier pyjesh, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe u shpall në kërkim kryeplaku i fshatit, shtetasi I. Sh., 33 vjeç, banues në Gjoroven, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga