LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT-Stresi harron Keisin pas ndarjes/ Kapet mat në krahët e bjondinës seksi

5 Korrik 2020, 11:24, Lifestyle CNA
FOTOT-Stresi harron Keisin pas ndarjes/ Kapet mat në krahët e

Stresi është një nga reperët që është përfolur shumë për jetën e tij private.Ribashkimet dhe ndarjet me ish partneren e tij,Keisin, kanë qenë në fokus të mediave rozë.Por duket se gjithçka mes tyre ka marrë fund pasi në media qarkullon lajmi se Stresi është në një lidhje me një vajzë bukuroshe bjonde, e cila mban disa kurora misi, Atalanta Kërçyku.

Sipas Gazetës shqiptare, Atalanta është e dashura e re e reperit. Ajo u vu re se gjatë festës së ditëlindjes së Stresit, nga ku bukuroshja nuk u nda asnjë moment prej tij. Burime pranë reperit e konfirmojnë lidhjen e tij me ish misin.

Po kush është Atalanta Kërçyku për të gjithë ata që nuk e njohin?

Atalanta Kërçyku, biondja seksi, e cila mban disa kurora miss-i ,vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në ?Miss World?.

Atalanta prej vitesh është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit ?She?s on top?. Atalanta ka qenë padyshim personi që është shfaqur më pranë Stresit në festën e organizuar, duke shijuar ditët e para të kësaj lidhjeje, por edhe duke e konfirmuar lidhjen edhe për miqtë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga