LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Pritja madhështore e Luli Bashës në Korçë

5 Korrik 2020, 18:43, Politikë CNA
Foto/ Pritja madhështore e Luli Bashës në Korçë

Kryetari i Republikës së Re, Luli Basha ka qenë për turizëm këtë fundjavë në Qarkun e Korçës.

Një natë ai ka qëndruar në Pogradec dhe një natë në Voskopojë. Hamë pimë, bëjmë qejf, i fusim edhe disa foto dhe e quajmë takim entuziast!

Por në Korçë, Basha është parë më i braktisur se kurrë. I vetmuar dhe shpërqëndruar nga dy kllounët e tij. I dënuari Salianji dhe i akuzuari për shitje vende mësuesish Andrea Mano ishin në krah të Luli Bashës i cili gjithë ditën dje në Pogradec takoi 10 vetë, ndërsa në Korçë shkoi në 12. Padashje rrugës takoi dhe shoferin pronarit të hotelit. Fotot flasin vetë.

Pas takimeve të shumta ishte breshëri që e la Lulin me gisht në gojë dhe i anulloi takimin me fermerët. Nga mërzia Luli mblodhi rrugës disa kalamaj për t?iu treguar se ai ishte babai i Ervinit, Aldos dhe Fred Rushajt që ka filluar ta mbaje si pasagjer që ti tregojë barcoleta e ta çlodhë rrugës. Atje mësohet se Luli takoi edhe Flor Mimën dhe çunin e Fahriut.

Suksesi i takimeve vazhdon!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga