LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brus Li: Misteret që rrethojnë ende vdekjen e mjeshtrit të madh të arteve marciale

5 Korrik 2020, 08:55, Blog CNA
Brus Li: Misteret që rrethojnë ende vdekjen e mjeshtrit të madh

Brus Li sakrifikoi veten e vet në gjithçka që bëri. Kur zbuloi artet marciale, u angazhua në një regjim stërvitor sfilitës, duke shmangur pirjen e duhanit dhe alkoolit, duke marrë suplemente të ndryshme vitaminash, dhe madje edhe duke konsumuar mish të papërpunuar, për të ndërtuar trupin e përsosur.

Kur nuk po gjente më suksesin në Shtetet e Bashkuara si aktor, ai u transferua në Hong Kong. Vdekja e tij e papritur më 20 korrik 1973, në moshën 32-vjeçare nuk ishte thjesht tronditëse, ajo ishte e pakuptueshme. Hetimet fillestare mbi shkaqet e vdekjes së tij nuk ishin shteruese.

?Atij iu dha qetësuesi Ekuidic. Pasi e piu, shkoi të flinte për pak orë, por ra në gjendje kome, duke ndërruar më pas jetë?- kështu thuhet në uebsajtin BruceLee.com, e menaxhuar nga kompania familjare ?Bruce Lee?. E përshkruar shpesh si një edemë cerebrale, shkaku përfundimtar vihet në dyshim edhe sot e kësaj dite, më shumë se 4 dekada pas vdekjes së tij.

Disa besojnë se Li u vra nga bandat kriminale kineze, të tjerët se ai u helmua, ndërsa një teori tjetër pretendon se ai vdiq gjatë marrëdhënieve seksuale me të dashurën e tij. Teori të tjera, madje pohojnë se ishte viktimë e magjisë së zezë afrikane, Vudu, apo një mallkimi familjar. Po kush ishte Brus Li. Lindi në San Françisko të SHBA-së më 27 nëntor 1940. Familja e tij u shpërngul shpejt në Hong Kong. Li ishte një aktor për fëmijë në rreth 20 filma, ndërsa nisi të studionte artet parciale në disiplinën Chun Gung Fu në moshën 13-vjeçare.

Pas rikthimit në Shtetet e Bashkuara në moshën 18-vjeçare, ai studioi për filozofi në Universitetin e Uashingtonit, ndërsa paralelisht jepte leksione në Gung Fu, ku më pas

hapi edhe shkollën e tij në Siatëll, Oklend dhe Los Angeles.

Ai u martua me Linda Keduell, me të cilën pati një djalë Brendon, dhe një vajzë, Shenon. Ai u bë pjesë e një seriali televiziv ?Green Hornet? në vitin 1966. Kur seriali u ndëpre vitin e ardhshëm, Li u rikthye në Hong Kong dhe realizoi 3 filma:?The Big Boss? në 1971 dhe ?Fist of Fury? dhe ?Ëay of the Dragon? në vitin 1972.

Me suksesin e madh të këtyre filmave, Hollivudi e kuptoi më në fund potencialin e madh të Li. Në vjeshtën e vitit 1972, ai ishte duke xhiruar filmin ?Game of Death?, kur në skenë hyri kompania e famshme ?Ëarner Bros? që i ofroi bashkëpunim.

Filmimet e nisura u ndërprenë, dhe ai u fokusua tek projekti i ri ?Enter the Dragon?, i parashikuar të shfaqej premierë në Hollivud në gushtin e vitit 1973. Por Li nuk ia doli të ishte i pranishëm në debutimin e tij të madh. Raportimi fillestar i agjencisë amerikane të lajmeve ?Associated Press? më 20 korrik nga Hong Kongu, thoshte se Brus vdiq në Spitalin Mbretëresha Elizabet ?pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij?.

Një muaj më vonë, më 3 shtator, në një tjetër raportim të AP thuhej:?Brus Li, një yll i filmave me arte marciale vdiq nga edema e trurit, që mund të jetë shkaktuar nga konsumimi i marijuanës?. Më vonë dolën në skenë detaje të tjera.

Për shkak se vuante nga dhimbja e kokës, Li u shtrua në spital në majin e vitit 1973, ku mjekët i thanë se kishte edemë cerebrale. I pavetëdijshëm për një moment, ai u dërgua më vonë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë, ku u zbuluan se vuante nga një edemë e madhe.

Sipas Metju Poli, që shkroi librin ?Brus Li:Një jetë?, ai doli nga spitali kur edema u mbyll. Vetëm pak ditë më vonë ai udhëtoi për në Hong Kong. Një nga faktet e para që hodhi dyshime mbi teorinë e edemës cerebrale, ishte fakti që vdekja e tij nuk ndodhi në shtëpinë e tij, por në atë të aktores tajvaneze Beti Ting Pei.

Mësohet se ai e kishte kaluar mëngjesin e asaj dite duke biseduar mbi filmin e tij të fundit. Li piu pak drogë, pasi besonte se kanabisi e forconte vetëdijen e tij, dhe më pas shkoi në shtëpinë e Ting Pei. ?Unë isha e dashura e tij?- do të shprehej më vonë aktorja, duke shtuar se ata kryen marrëdhënie seksuale, dhe me pas konsumuan kanabis.

Pastaj gjërat mbeten të mjegullta. Disa thonë se Li donte të takohej me producentin e ?Game of Death? Rejmond Çou, por ai takim nuk u realizua kurrë, ndërsa të tjerë thonë se Çou u shfaq në apartamentin e Ting Pei rreth orës 6 të pasdites. Më vonë Çou dëshmoi:?Brus nuk po ndihej shumë mirë. Ai kishte marrje mendsh?.

Me sa duket, në atë kohë Ting Pei i dha qetësuesin, dhe aktori shkoi të pushonte në dhomën e saj të gjumit, prej nga ku nuk u ngrit më kurrë. Ting Pei telefonoi me urgjencë mjekun e saj personal, ndërsa u kërkua ambulanca e një spitali që ndodhej 25-minuta larg prej aty me makinë.

Mjeku u përpoq ta risillte ne vete, por pa rezultat. Sapo u dha lajmi, media nisi të tjerrë teori të ndryshme konspirative:A vdiq ai gjatë një përballje në ring? A u rrah për vdekje nga një grup gansgterësh në lagjen Tsim Sha Tsui? Kompania kinematografike nxori një deklaratë zyrtare:?Brus Li vdiq në shtëpinë e tij, teksa po shëtiste në kopsht me gruan e tij, Linda?.

Në vitin 2006, gazeta ?Taipei Times?, pretendoi se Brus ndërroi jetë nga një gjendje epileptike të panjohur.

Por në librin të vitit 2018 Poli ofron një shpjegim tjetër:një goditje në tru nga vapa. Atë ditë korriku temperatura ishte mbi 32 gradë celsius, ndërsa lagështia e bënte të dukej edhe më nxehtë. Li kishte hequr pak kohë më parë gjëndrat e djersës në sqetulla, në mënyrë që të mos dukej aq i djersitur në kamera. Por kjo gjë, nisi t?i  rriste shumë temperaturën e brendshme të trupit, ndaj u shfaqën shpejt problemet shëndetësore./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga