LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje një person

5 Korrik 2020, 20:40, Kronika CNA
Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Fier.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor që lëvizte në anë të rrugës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zhupan, ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe policia.

Njoftimi i policisë: 

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip ?Fiat? që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga