LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim publikon fotot/ Rama, Basha, Meta dhe Veliaj bëhen bashkë në festën e SHBA

4 Korrik 2020, 07:04, Politikë CNA
Yuri Kim publikon fotot/ Rama, Basha, Meta dhe Veliaj bëhen bashkë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foto nga darka e organizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, 3 ditë më parë të organizuar në rezidencën e saj.

Pjesëmarrës në darkë, ishin figurat kryesore të politikës të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, dhe stafi i Ambasadës.

Siç duket në foto presidenti Ilir Meta ka shkuar në darkë me vajzën e tij të madhe, Borën, vdërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi qëndrojnë të vetëm krah njëri-tjetrit. Në anën tjetër, qëndrojnë krah njëri-tjetrit, kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Krahas fotove, ambasadorja Kim ka postuar një mesazh falënderues për krerët e politikës që ishin të pranishëm në përvjetorin e 244-t të SHBA.

?E nderuar të festojë 224 vjetorin e pavarësisë së SHBA me presidentin Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçin, Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet e mira dhe shpresoj që vitin tjetër të festojmë më shumë?, shkruan Kim./CNA.al

Lajmet e fundit nga